By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
June 1, 2025
Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë
June 1, 2025
Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve
June 1, 2025
Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë
June 1, 2025
Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Prishtinës: deri në fundit të marsit 2025, do i largojë nga rrugët mbi 1500 qenë endacakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna e Prishtinës: deri në fundit të marsit 2025, do i largojë nga rrugët mbi 1500 qenë endacakë
Lajme

Komuna e Prishtinës: deri në fundit të marsit 2025, do i largojë nga rrugët mbi 1500 qenë endacakë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 9:01 AM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka thënë se deri në fundit të marsit të vitit të ardhshëm synojnë që t’i largojnë nga rrugët mbi 1 500 qenë endacakë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Brestovci ka thënë se arrijnë që brenda javës t’i trajtojnë deri në 50 qenë, ndërsa nga 11 shtatori kur është funksionalizuar strehimorja, kanë kapur 268 qenë endacakë.

“Të them të drejtën është duke shkuar shumë mirë, është duke komplet sipas dinamikës që e kemi paraparë për këtë fazë sepse pastaj do të rrisim dinamikën. Më gëzon fakti se nga 11 shtatori kur e kemi funksionalizuar qendrën e veterinarisë e deri më sot i kemi kapur 268 qenë të cilët janë trajtuar dhe të gjithë këta janë dhënë për adoptim. Kështu që po punojmë me këtë ritëm, diku ndërmjet 40 dhe 50 qenë brenda javës”.

“Ka javë kur kushtet klimatike janë pak më të vështira me shi, ku pastaj edhe frekuenca e qenve të kapur është pak më e ulët, mirëpo jemi në një dinamizëm qysh e kemi paraparë. Po them se dinamizmin do ta shtojmë në momentin e funksionalizimit të strehimores sonë, sepse pastaj edhe nëse kemi pak nevojë për të pritur deri sa një adaptues t’i krijojë kushtet në bazë të kontratës për adoptimin e qenve, atëherë mundet që qentë të cilët janë të kapur t’i lejmë për disa javë në këtë procesin e socializmit brenda qendrës sonë të strehimit”.

Brestovci ka thënë se për vitin e ardhshëm synojnë që t’i largojnë qentë endacakë nga hapësirat publike, përfshirë sheshet, kampusi universitar e institucionet arsimore e shëndetësore.

“Deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm dhe në bazë të buxhetit të paraparë që e kemi, synimi jonë t’i largojmë nga hapësirat publike, njëkohësisht t’i trajtojmë dhe t’i japim në adaptim prej 1300 deri në 1 500 qenë maksimumi. E dimë që me këtë numër nuk do të zgjidhet problemi me qenë endacakë tërësisht, mirëpo do ta krijojmë një zonë të mbrojtur nga qentë endacakë që përfshinë të gjithë qendrën e kryeqytetit, duke filluar nga sheshet, kampusi universitar, të gjitha hapësirat ku kemi shkolla e çerdhe e qendrat e mjekësisë familjare. Do na mbetet diçka edhe për vitin 2025 për shkak limitit buxhetor që e kemi”.

“Ne për t’u përballur edhe për pjesën tjetër të mbetur të qenve endacakë, i kemi drejtuar një kërkesë me shkrim Qeverisë së Kosovës dhe nëse do të kemi mbështetje financiare nga ta, atëherë natyrisht që intensiteti jonë do të jetë që deri në shtator të vitit të ardhshëm ta kemi përfundimisht të zgjidhur problemin me qentë endacakë në Kryeqytet dhe kjo më mos të mbetet temë e Kryeqytetit”, ka thënë Brestovci, teksa tregon edhe për shumën e kërkuar nga ekzekutivi.

“Ne kemi parashtruar një kërkesë në vlerë prej 3 milionë euro jo vetëm për kapje por edhe për disa pajisje të cilat do të na nevojiteshin për ta pajisur qendrën tonë të veterinarisë edhe me pajisje shtesë”, u shpreh Brestovci.

You Might Also Like

Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve

Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve

Mbërrin ministrja e shtetit e Çadit, pjesëmarrëse në Forumin Presidencial

Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dy anije ruse nafte në ngushticën Kerç të Detit të Zi dërgojnë sinjale fatkeqësie

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Vërshimet përmbytin provincat turke të shkatërruara nga tërmeti
Fitorja e parë për Borën
Zyrtari me i larte i NATO-s shokon Evropen: “Ukraina nuk do të jetë objektivi i fundit i Putinit!”
DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?