Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit nga policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut.
Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gramë.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. I., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar PK.
Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.