By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
June 8, 2025
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat ruse lavdërojnë zotin Trump, Kremlini më i ftohtë ndaj kandidatëve Trump dhe Harris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat ruse lavdërojnë zotin Trump, Kremlini më i ftohtë ndaj kandidatëve Trump dhe Harris
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat ruse lavdërojnë zotin Trump, Kremlini më i ftohtë ndaj kandidatëve Trump dhe Harris

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 9:44 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, thonë se nuk ka rëndësi për Moskën se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kushdo që shikon mbulimin e zgjedhjeve amerikane nga media shtetërore ruse, do të arrinte në përfundimin se Donald Trump është shumë më i favorizuar.

Emisioni kryesor i lajmeve i Televizionit Shtetëror “Channel One” këtë muaj shfaqi video të miliarderit Elon Musk dhe ish-gazetarit të kanalit Fox News Tucker Carlson duke denigruar kandidaten demokrate Kamala Harris përpara se të shfaqte një numër paraqitjesh të saj, që sipas tyre ishin të dobëta.

E qeshura e zonjës Harris, diçka për të cilën vetë Putini foli me sarkazëm muajin e kaluar, ka zënë një hapësirë të madhe në transmetime dhe televizioni shtetëror ka shfaqur një përmbledhje të momenteve kur ajo nuk flet rrjedhshëm në fushatë.

I njëjti raport i kanalit “Channel One” e portretizoi zotin Trump dhe kandidatin republikan për nënpresident JD Vance si të sigurt dhe të logjikshëm në fjalimet e tyre për gjithçka, nga politika mbi çështjet e transgjinorëve deri tek imigracioni, por që po përballen me forca të liga, siç është dëshmuar nga komplotet për vrasje.

Kremlini thotë se presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara është një çështje që duhet të vendoset ekskluzivisht nga populli amerikan dhe se do të punojë me cilindo që zgjidhet në këtë post.

Moska ka mohuar njëanshmërinë në mbulimin e fushatës, megjithëse disa ish-punonjës të medias shtetërore kanë folur publikisht për takimet javore me Kremlinin, në të cilat jepen udhëzime për çështje të ndryshme.

Preferenca e dukshme e medias shtetërore për zotin Trump mund të mos jetë befasi.

Ish-Presidenti Trump ka shprehur shumë më pak mbështetje publike për luftën e Ukrainës kundër Rusisë sesa Presidenti aktual Joe Biden apo Nënpresidentja Harris, duke rritur frikën në Kiev se Ukraina mund të humbasë aleatin e saj më të madh nëse zoti Trump i fiton zgjedhjet.

Zoti Trump, i cili e ka lavdëruar vazhdimisht Putinin dhe është mburrur për një marrëdhënie të mirë pune me udhëheqësin rus, javën e kaluar fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për kontributin e tij në fillimin e luftës.

Këtë muaj ai nuk pranoi të konfirmonte njoftimet se kishte folur me Putinin disa herë pasi largimit nga detyra në vitin 2021 duke thënë vetëm: “Nëse e kam bërë, është një gjë e zgjuar”.

Ndërsa Nënpresidentja Harris e ka quajtur Putinin “një diktator vrasës”, është zotuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe ka theksuar se vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny në burg ishte “një shenjë e mëtejshme e brutalitetit të Putinit”. Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e zotit Navalny.

Televizioni shtetëror shpesh në emisionet e tij mbi çështjet gjeopolitike fton ekspertë, të cilët favorizojnë zotin Trump.

Andrei Sidorov, profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës, tha në një emision të njohur televiziv shtetëror në tetor se zoti Trump do të ishte më i mirë për Rusinë, sepse ai do të mund të nxiste përçarje brenda Shteteve të Bashkuara, një fantazi e ekspertëve rusë me pikëpamje anti-perëndimore.

“Unë jam për zotin Trump. Unë kam qenë gjithmonë për zotin Trump. Ai shkaktyon kaos. Nëse ai zgjidhet, mendoj se lufta civile (në ShBA) do të jetë vërtet në rendin e ditës”, tha zoti Sidorov, duke parashikuar se një fitore e demokratëve do të çonte në një vazhdimësi të situatës së tanishme.

“Zoti Trump mund të çojë vërtet në rënien e kundërshtarit tonë gjeopolitik pa lëshuar asnjë raketë”, shtoi ai.

Një raport i agjencive amerikane të zbullimi, që u publikua në vitin 2017, thotë se Putini kishte organizuar një fushatë të sofistikuar ndikimi për të denigruar kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe për të mbështetur zotin Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kremlini mohoi akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe zoti Trump mohoi akuzat për marrëveshje të fshehtë me Rusinë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2016.

Pavarësisht qasjeve të ndryshme të dy kandidatëve aktualë ndaj Moskës, disa zyrtarë rusë, të cilët po përjetojnë periudhën më të keqe në marrëdhëniet ShBA-Rusi që nga kriza e vitit 1962 mbi dislokimin e raketave në Kubë, kanë shprehur shqetësime për qëndrimet e të dy kandidatëve.

Fitorja e Nënpresidentes Harris, thonë ata, do të nënkuptonte një vazhdimësi të asaj që Moska e sheh si luftë indirekte të Presidentit Biden me Rusinë “deri në ukrainasin e fundit”.

Zoti Trump, i cili rriti shpresat në Moskë për marrëdhënie më të mira përpara se të merrte detyrën në vitin 2017, mbahet mend për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht fjalëve të ngrohta për Putinin. Në sytë e Moskës, ai ishte i bllokuar lidhur me politikën ndaj Rusisë nga struktura më e gjerë politike e Shteteve të Bashkuara.

“Unë nuk kam iluzione. Kur zoti Trump ishte president, ai pati disa biseda me presidentin Vladimir Putin. Ai më priti në Shtëpinë e Bardhë disa herë. Ai ishte miqësor”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në shtator.

“Por sanksionet kundër Federatës Ruse u vendosën rregullisht gjatë mandatit të Presidentit Trump. Si rezultat, ne arritëm në përfundimin se duhet të mbështetemi tek vetja jonë. Ne kurrë në historinë tonë nuk do të llogarisim në zgjedhjen e një ‘djali të mirë’ në postin e Presidentit të Amerikës”, shtoi ai.

Një burim nga një zyrtar i lartë rus tha se kishte pikëpamje të ndryshme në nivelet e larta të Kremlinit për zotin Trump, por konfirmoi se disa zyrtarë rusë besojnë se një fitore e zotit Trump mund të mos ishte e mirë për Moskën.

“Shikoni se çfarë ndodhi herën e fundit kur ai ishte president. Të gjithë thanë më parë se marrëdhëniet ShBA-Rusi do të përfitonin, por ato përfunduan edhe më keq. Trump thotë shumë gjëra, por jo gjithmonë bën atë që thotë”, tha zyrtari i lartë rus në kushte anonimiteti.

I njëjti zyrtar vuri në dyshim nëse ngurrimi i zotit Trump për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi, do t’i mbijetonte përpjekjeve lobuese nga fraksionet e fuqishme në Shtetet e Bashkuara, të cilët argumentojnë se fati i Ukrainës është ekzistencial për Perëndimin dhe se Kievi nuk duhet të humbasë.

Një zyrtar i dytë i lartë, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti, tha se Moska nuk pret shumë nga asnjëri kandidat. Trump kishte qenë “shumë i ashpër” me Moskën kur ishte në pushtet, ishte impulsiv shqetësues dhe kishte pikëpamje të ashpra për aleatin e Rusisë, Kinën, tha ai.

Zyrtari shtoi se ai nuk priste të shihte ndryshime të mëdha në marrëdhëniet Moskë-Uashington pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, pavarësisht se kush i fiton ato.

“As zoti Trump dhe as zonja Harris nuk do të ndryshonin rrënjësisht marrëdhëniet me Rusinë. Nuk do të ketë ndonjë miqësi të re të madhe”, tha zyrtari.

“Perëndimi i sheh Rusinë dhe Kinën si vende të këqija dhe vendet perëndimore sit ë mira dhe është e vështirë të shohësh ndonjë udhëheqës të ndryshojë një pikëpamje që tani është rrënjosur brenda elitës së Uashingtonit”, shtoi ai.

You Might Also Like

Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave

Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles

Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris, #Media ruse
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pingpong/Fillon sezoni vjeshtor i supërligës së Kosovës për meshkuj dhe femra

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Luan Haradinajt i dhurohet ora që babai i vet Shkëlzeni e mbajti deri në frymën e fundit
Propaganda ruse përhap lajme të rreme rreth aneksimit të Ukrainës Perëndimore nga Polonia deri te ndryshimi i kufijve lindor
Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik, teksa rriten tensionet rajonale
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?