By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave
January 30, 2026
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partia “FJALA”: Asnjë koalicion me “Listën për Familjen”, përplasjet e së kaluarës ende të gjalla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Partia “FJALA”: Asnjë koalicion me “Listën për Familjen”, përplasjet e së kaluarës ende të gjalla
Lajme

Partia “FJALA”: Asnjë koalicion me “Listën për Familjen”, përplasjet e së kaluarës ende të gjalla

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 11:11 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Ditëve të fundit, Partia “FJALA” ka marrë pyetje të shumta lidhur me mundësinë e një koalicioni me “Listën për Familjen”. Përmes një deklarate zyrtare, partia ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ftesë për koalicion nga kjo listë dhe nuk ka asnjë marrëveshje për bashkëpunim.

Në deklaratë, Partia “FJALA” shpjegon se është informuar për formimin e “Listës për Familjen” vetëm përmes mediave dhe se afati për koalicione i shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar më 31 gusht 2024. Kjo e bën të pamundur çdo bashkëpunim politik në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.

Partia “FJALA”, dhe në veçanti kryetari i saj Dr. Gëzim Kelmendi, theksojnë se nuk kanë qenë vetëm të injoruar nga “Lista për Familjen” sa i përket një koalicioni, por për më shumë se 7 vite janë sulmuar dhe nënçmuar nga disa kandidatë të kësaj liste për qëndrimet kritike kundër Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe politikave të saj, veçanërisht në mbrojtje të familjes tradicionale.

Deklarata tregon se për vite me radhë, Dr. Gëzim Kelmendi ka qenë një zë i fuqishëm kundër çdo iniciative që ka synuar të cenojë vlerat e familjes dhe traditën kosovare. Ai ka marrë pjesë në dhjetëra debate televizive, seanca parlamentare dhe paraqitje publike ku ka mbrojtur këto parime. Edhe sot, Partia “FJALA” mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e familjes dhe traditës kombëtare, duke vazhduar qëndrimet e saj kritike ndaj qeverisë aktuale.

Kelmendi kritikon disa nga kandidatët e “Listës për Familjen” që tani, pas 7 viteve, duket se kanë “kuptuar” që politika e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje mund të kërcënojë familjen tradicionale, një temë për të cilën ai ka folur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2011.

Në përmbyllje, Partia “FJALA” deklaron se përkushtimi i saj për mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale mbetet i pandryshuar, pavarësisht nga përplasja me forca të tjera politike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

TAGGED: #Lista për familjen, #Partia "Fjala"
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Veç një kandidat i pavarur në zgjedhjet e shkurtit, pragu i njëjtë 5%

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Bastisje në Vushtrri, zbulohet bixhoz i paligjshëm
“Eskadronët e Vdekjes”, libri më i mirë që shpërfaq gjenocidin serb
Vitia: Sigurimi shëndetësor, proces i pakthyeshëm
Aksidenti, perplasen vetura me autobus pese anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?