By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses
July 17, 2025
Përfundojnë dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave
July 17, 2025
Osmani nuk i kundërpërgjigjet emisarit Grenell: Vlerësim pozitiv për Trump
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 9:50 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Sekretarja amerikane Thesarit Janet Yellen tha të martën se vendet e G7-s dhe aleatët e Bashkimit Evropian janë “shumë pranë” finalizimit të një huaje prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku kontributi amerikan llogaritet në rreth 20 miliardë dollarë. Ajo theksoi se kontributi amerikan do të paguhet nga të ardhurat që sigurohen nga pronat ruse, dhe jo nga taksapaguesit amerikanë.

Zonja Yellen tha në një konferencë shtypi në fillim të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore se ajo ka një shkallë të lartë besimi se pronat e ngrira ruse, kryesisht të konfiskuara në Evropë, do të mbeten të tilla, pavarësisht nevojës së vazhdueshme për rinovimin e këtij vendimi nga BE-ja, çdo gjashtë muaj.

“Ne jemi shumë afër finalizimit të pjesës që i takon Amerikës në këtë pakete kredie prej 50 miliardë dollarësh”, tha zonja Yellen kur u pyet për negociatat përfundimtare mbi kredinë që synohet të shkojë në Ukrainë deri në fund të këtij viti.

Kandidati republikan për President Donald Trump është zotuar se do ta nxjerrë vendin nga lufta Rusi-Ukrainë, duke nënvizuar planet e aleatëve të G7-s për të finalizuar çështjen e kredisë përpara zgjedhjeve amerikane të 5 nëntorit.

Ligjvënësit e BE-së miratuan më herët të martën planin e bllokut për të përdorur pronat e ngrira ruse për një kredi deri në 38 miliardë dollarë.

Zonja Yellen tha se ShBA-të janë të përgatitura të kontribuojnë rreth 20 miliardë dollarë në formë kredie dhe se në këtë proces “nuk ka mbetur asgjë e rëndësishme për të cilën duhet të diskutohet”, siç tha ajo.

ShBA-të i kishin bërë presion BE-së për garanci më të forta se fondet, do të mbeten të ngrira për një periudhë të gjatë, edhe nëse do të kishte një armëpushim që do t’i japë fund luftimeve në Ukrainë. Kjo do të zvogëlonte rrezikun që taksapaguesit amerikanë të jenë përgjegjës për shlyerjen e kredisë.

Zonja Yellen tha se ShBA-të ishin të përgatitura të pranonin që BE-ja t’i mbajë të ngrira pronat për një kohë të gjatë, veçanërisht duke pasur parasysh rrjedhën aktuale të luftës.

“Mendoj se këto garanci ekzistojnë. Ndjehemi mirë që kjo është një kredi e sigurt që do të paguhet nga pronat ruse, nga Rusia dhe jo nga taksapaguesit amerikanë”, tha zonja ajo.

Zonja Yellen tha se javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të bëjnë publike sanksione të reja të forta që synojnë frenimin e makinerisë ruse të luftës në Ukrainë, përfshirë “ndërmjetësit në vendet e treta që po furnizojnë Rusinë me pajisje kritike për ushtrinë e saj”.

Ajo nuk pranoi të thotë konkretisht se cilët prej tyre do të jenë objekt i sanksioneve, kur u pyet nëse masat amerikane do të përfshijnë edhe sanksione dytësore kundër institucioneve financiare.

Një urdhër ekzekutiv presidencial i vitit të kaluar që siguroi mundësi për t’u bllokuar bankave qasjen tek dollari, nëse ato lehtësojnë transaksionet me entitetet e sanksionuara ruse, ka pasur tashmë një efekt të rëndësishëm në frenimin e një aktiviteti të tillë, tha zonja Yellen.

“Pra, veprimet e mëtejshme të kësaj natyre mbeten gjithashtu nën radarët tanë”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Aleatët, #Janet Yallen, #ShBA, Ukraina
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Kërkuam të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat, por s’morëm garanci nga Kurti

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
Ministrat e G20-s me fond miliardësh për pandeminë
Osmani vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë
Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz
Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e 4 mijë e 700 eurove të falsifikuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?