By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNDP: Lufta e ka kthyer Gazën në vitet ’50
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > UNDP: Lufta e ka kthyer Gazën në vitet ’50
Ballina 2Rajon / Botë

UNDP: Lufta e ka kthyer Gazën në vitet ’50

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 2:50 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkatërruar ekonominë palestineze dhe e ka lënë pothuajse gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës në varfëri. Treguesit e cilësisë së jetës si shëndetësia dhe arsimi janë kthyer 70 vjet prapa, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNPD).

Duke nisur një studim mbi ndikimet socio-ekonomike të luftës, Chitose Noguchi nga UNDP tha se ekonomia në territoret palestineze – Rripi i Gazës dhe Bregu i pushtuar Perëndimor – tani ishte 35 për qind më e vogël sesa ishte para nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë një vit më parë.

Sipas disa masave, niveli i varfërisë në Gazë tani po i afrohet 100 përqindëshit për shkak të ndërprerjeve në ekonomi, me nivelin e papunësisë që tani ka arritur në 80 për qind, tha Noguchi.

“Shteti i Palestinës po përjeton nivele të paprecedenta të kthimit prapa”, tha ajo gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Sa i përket Gazës, vlerësohet se zhvillimi është kthyer prapa për 70 vjet apo në vitin 1955”, shtoi ajo.

Edhe nën kushte optimale, nëse ndihma ndërkombëtare që dërgohet në Gazë dhe Bregun Perëndimor mbetet në nivele aktuale, do të duhet të paktën një dekadë që ekonomia të rimëkëmbet në nivelin e paraluftës, tha ajo.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë dhe territore ka pësuar dëme të mëdha.

Shkollat, spitalet dhe infrastruktura tjetër thelbësore janë bërë rrafsh me tokë. Afër 3.3 milionë palestinezë – 2.3 milionë në Gazë dhe 1.5 milion nga ta fëmijë – kanë nevojë për ndihmë urgjente, vlerëson OKB-ja.

Kostoja e riparimit të dëmeve në infrastrukturë pritet të arrijë në vlerën prej 18.5 miliardë dollarësh.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Mitrovica meriton një qeverisje që sjell zhvillim të drejtë

Kosova Times Kosova Times November 4, 2025
Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA
Sarazzin dënoi vendimin e Prishtinës, takohet me Kurtin
Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme
Vdekja e Vera Zhejit, Begaj:`Zonja e madhe` e mikrofonit të Radio Tiranës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?