By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
January 6, 2026
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria Themelore reagon ndaj publikimeve për rastin “Albkings”, thekson seriozitetin në trajtim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria Themelore reagon ndaj publikimeve për rastin “Albkings”, thekson seriozitetin në trajtim
Lajme

Prokuroria Themelore reagon ndaj publikimeve për rastin “Albkings”, thekson seriozitetin në trajtim

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 7:53 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga portali “Insajderi” për trajtimin e rastit të njohur si “Albkings”, duke theksuar se rasti po trajtohet me seriozitet të plotë.

Në një njoftim, Prokuroria, sqaroi se pas analizimit të provave, ka përfunduar se nuk ka më kushte për vazhdimin e paraburgimit, dhe i pandehuri ka pranuar fajësinë përmes një marrëveshjeje.

Prokuroria kërkoi nga mediat që të shmangin komentet rreth procedurave penale përderisa hetimet ende vazhdojnë.

Njoftimi i plot:

Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, njofton se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana e Prokurorisë dhe prokurores së rastit në fjalë.

Në lidhje me publikimin e lajmit në portalin “Insajderi” me titull “Prokurorja që i futi në burg dhe tani po i nxjerr pjesëtarët e grupit famëkeq “Albkings”, njoftojmë publikun se Prokuroria në kuadër të kompetencave është kujdesur për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e hetimit në lidhje me këtë rast dhe ka vepruar konform dispozitave ligjore të procedurës penale.

Në rastin konkret, pas analizimit të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit, Prokurori i Shtetit ka ardhur në përfundim se kanë pushuar të gjitha kushtet e veçanta  që parashihen në nenin 184 të KPPRK-së për vazhdimin e mëtejmë të masës së paraburgimit, ndërsa i pandehuri për veprimet inkriminuese ka pranuar fajësinë duke arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorin e Shtetit. Paraburgimi nuk është dënim për të pandehurin dhe i njëjti duhet të ndërpritet në çdo fazë kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar.

Masa e paraburgimit dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë jane dy institute ligjore për të cilat kodi i procedurës penale e ka autorizuar Prokurorin e Shtetit që t’i zbatojë atëherë kur përmbushen kushtet ligjore, e për të cilat Prokurori i Shtetit kujdeset çdo herë duke pasur parasysh rrethanat e rastit dhe provat e grumbulluara gjatë fazës së hetimit.

Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh me rastin e plasimit të lajmeve të mos lëshohen në komentimin e veprimeve procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit përderisa procedura penale ende është duke vazhduar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq

KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

TAGGED: #Albkings, #Insajderi, #Prokuroria Themelore e Prishtinës
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Video, ku i dyshuari plagos rëndë dy persona në Pejë

Kosova Times Kosova Times October 18, 2025
SHBA rifillon furnizimet me armë në Ukrainë, shkëmbimin e inteligjencës
IKD: Qeveria nuk përmbushi planin e saj kaotik
Përmes shpërthimeve deri te parat: Rreth 137 persona të arrestuar në vitin 2023 për grabitje të ATM-ve duke përdorur eksploziv
Austria dhe Gjermania pezullojë operacionet e shpëtimit në Turqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?