By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken thotë se do të rifillojnë bisedimet për armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken thotë se do të rifillojnë bisedimet për armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve
Rajon / Botë

Blinken thotë se do të rifillojnë bisedimet për armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 4:45 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm Hamasin”, dhe se bisedimet për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, do të rifillojnë në ditët në vijim.

Teksa Blinken i bëri këto komente gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, një sulm izraelit në një shkollë, ku po strehoheshin njerëzit e zhvendosur në Gazën qendrore, i vrau së paku 17 njerëz, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Rreth 42 të tjerë u plagosën në sulmin që goditi kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas spitalit Awda, i cili i pranoi trupat e viktimave dhe të plagosurit. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 13 fëmijë në moshën 18-vjeçe, dhe tri gra, sipas të dhënave të spitalit.

Ushtria izraelite tha se në shënjestër të këtij sulmi ishin militantët e Hamasit brenda shkollës, po nuk dha asnjë dëshmi për këtë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Izraeli ka kryer disa sulme në shkollat e ndërruara në strehimore në muajt e fundit, duke thënë se i godit saktë militantët që fshihen në mesin e civilëve. Këto sulme shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Blinken, duke folur për gazetar në Katar, vendin e cili shërben si ndërmjetës kyç mes Izraelit dhe Hamasit, tha se bisedimet do të rifillojnë në “ditët në vijim”.

“Ajo çfarë duhet të përcaktojmë është nëse Hamasi është i gatshëm për t’u angazhuar”, tha Blinken gjatë vizitës së tij të 11-të në rajon prej se nisi lufta në Gazë para një viti.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se do të rinisin bisedimet, pasi forcat izraelite e vranë liderin kryesor të Hamasit, Yahya Sinwar, javën e kaluar në Gazë. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka treguar shenja për zbutjen e kërkesave në bisedimet që u ndërprenë gjatë verës.

Blinken gjithashtu njoftoi se ShBA-ja do t’i ndihmojë palestinezët me 135 milionë dollarë, derisa i bëri thirrje përsëri Izraelit të lejojë futjen e më shumë ndihmave në territorin palestinez.

Mjekët në veriun e rrethuar të Gazës paralajmërojnë se gjendja atje është katastrofike, pasi ushtria izraelite ka dy javë që kryen luftë tokësore dhe ajrore në këtë pjesë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 42.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej se sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izrael e nxiti luftën mes tyre.

Lufta ka shkaktuar rrënim të madh dhe i ka zhvendosur mbi 90 për qind të banorëve të Gazës prej 2.3 milionë.

Lufta nisi kur Hamasi kreu një sulm më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, ku vrau rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

TAGGED: #Antony Blinken, #Armëpushim
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vitet e nëntëdhjeta, vite të krenarisë për shkollën shqipe

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
Në Gjermani u bënë kontrolle në shtëpitë e mbështetësve të Putinit dhe të luftës me Ukrainën
Avdijaj shkëlqen në Kupën e Austrisë
Kujtohen të rënët në Istog, Pejë dhe Deçan
Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?