Njohësit e integrimeve evropiane. Analistë politik, po e shohin si një ngushtim të ashpër të lakut ndaj Serbisë nga ana e BE-së në procesin e integrimit, pasi që në eurodeputeti kroat Tonin Picula u emërua nga Parlamenti Evropian Raportues i përhershëm për Serbinë, nga vlerësimet e të cilit dhe raportimet në BE, do ta varet edhe dinamika e procesit të anëtarësimit të shtetit serb në BE.
Kështu ka deklaruar për “Kosova Times, analisti Gani Qarri.
“Roli i Kroacisë sapo vije e rritet në rajon veçanërisht me emërimin e eurodeputetit kroat Toninio Picula, për vlerësimin e përmbushjes së kushteve që duhet të plotësoj Serbia për avancimin në rrugën e integrimit evropian, kështu që edhe Vuçiq dhe udhëheqja shoviniste serbe, me eurodeputetin kroat Tonina Picula përfundimisht kanë hasur në personin e duhur, i cili do ta shqyrtojë ashtu si është në realitet, nëse vërtetë ka progres dhe do ti jap Serbisë përgjigjen e duhur, në vlerësimin e plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE”, theksoi Qarri për Kosova Times.
Madje sipas Qarrit, Picula, edhe në deklaratën e tij, lidhur me procesin e anëtarësimit, ku secili shtet duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve, për Serbinë nuk do të mjaftojë vetëm njohja e Kosovës, andaj me emërimin nga BE të eurodeputetit të nderuar kroat, Tonino Piculën duket se vërtetë, Serbia do të marrë një goditje të rëndë, mbase edhe rrënuese për regjimin nacionalshovinist të Aleksdandër Vuçiqit dhe gardës së tij shoviniste të përbërë nga e kaluara kriminale e luftës kriminale-gjenocidale në të gjitha viset e ish federatës jugosllave!
“Në fakt edhe vet eurodeputeti kroat Tonino Picula, qysh të ditën e martë, pra menjëherë pasi u emërua raportues i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, e bëri plotësisht të çart se në vlerësimin e progresit të Serbisë, do të insistojë në përmbushjen e të gjitha kërkesave që u parashtrohen vendeve kandidate për anëtarësim në këtë Union. Si raportues i përhershëm i PE për Serbinë, në këtë pozitë Tonino Picula do të jetë në pesë vitet e ardhshme përgjegjës për të gjitha temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë para Parlamentit evropian. Madje z. Picula, gjatë mandateve të tij është marrë në mënyrë aktive me marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili nga mediat në Serbi të afërta me autoritetet shtetërore serbe, veçohet si eurodeputet që ka qëndrim armiqësor ndaj Serbisë dhe emërimi i tij Raportues i përhershëm i PE-së për Serbinë u cilësua si futje e “gishtit në sy” ndaj udhëheqjes shoviniste serbe në Beograd”, tha Qarri për “Kosova Times”.
Për aq më tepër eurodeputeti kroat Tonino Picuala në disa media serbe, shpesh paraqitet si “serbohater” dhe në disa tjera si raportues i PE-së.
“Siç ka deklaruar vet z.Picula, në një intervistë për mediat kroate ai në 11 vitet e fundit ka udhëhequr delegacionet për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, e në mandatin e fundit ai ka qenë edhe relator i përhershëm për Malin e Zi. Prandaj tanimë mund të thuhet se ai ka bërë përvojë në këtë detyrë dhe ka një lloj rezistence ndaj çdo kritike të pajustifikuar, që mund të jetë ideologjikisht apo me ngjyrë vlerash, i cili sqaron se detyra e tij, është para së gjithash të flas me përfaqësuesit e institucioneve të një vendi të caktuar që duhet të bëjnë pjesën më të madhe të punës, sepse qeveria është më përgjegjëse për situatën në një vend”, tha analisti Gani Qarri.
Ai citon z. Picula i cili ka deklaruar se: “Më takon mua të komunikoj para së gjithash pritshmëritë dhe të analizoj se çfarë, sipas një vlerësimi të përgjithshëm, duhet bërë në biseda të hapura me përfaqësuesit e qeverisë”, tha ai.
Sipas tij, procesi I integrimit në BE për Serbinë do të jetë mjaft kompleks, por gjithsesi, dhe ai ka thënë se ka përvojë politike në krahun e tij, si atë evropiane, ashtu edhe kombëtare, dhe gjithsesi do të veproj në radhë të parë si i informuar, por edhe parimor.
“Dhe, edhe nëse e lëmë mënjanë emërimin tim në atë post me të gjitha interpretimet e tij, sidomos ndoshta në Serbi, duhet thënë se Parlamenti Evropian, nga të tre institucionet e Bashkimit Evropian, ka qenë gjithmonë avokati më konsekuent i politikën e zgjerimit”, tha Picula gjatë intervistës për Hina, por gjithashtu theksoi se “procesi i anëtarësimit duhet të bazohet ende në përmbushjen e kritereve, ndaj “për Serbinë nuk mjafton vetëm njohja e Kosovës”.
Picula do të përgatisë raporte për situatën në Serbi një herë në vit në emër të PE-së pas prezantimit të raporteve vjetore të Komisionit Evropian. Serbia mori statusin e vendit kandidat në mars të vitit 2012 dhe negociatat e anëtarësimit me BE-në filluan në vitin 2014. Deri më tani në negociata janë hapur 22 nga 35 kapitujt, dy, prej të cilëve janë mbyllur përkohësisht. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi edhe vet këtë javë, se negociatat BE-Serbi po përparojnë ngadalë, vetëm nëse do ta njihnim shtetin e Kosovës dhe të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, nesër do të bëheshim anëtar i BE-së”, ka deklaruar Vuçiq.
Ndonëse Vuçiq e hedh poshtë një mundësi të tillë si të papranueshme, Picula shton se kjo do të ndodhë,por nuk do të mjaftonte dhe këto janë elemente të rëndësishme që do të nënkuptonin se Serbia me të vërtetë, duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj proceseve politike që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të dhe fqinjët e saj.
“Dhe sigurisht, ka një sërë elementesh të politikave specifike që Serbia duhet t’i përmbushë në rrugën e saj për integrim përfundimtar dhe as ne, nuk mund ta reduktojmë në vetëm një, dy ose tre elemente, sepse sado të rëndësishëm që mund të jenë, nuk mjaftojnë“, për integrim tha Picula.
Ai ka thënë se: “Ka kritere të Kopenhagës që mund të mos tingëllojnë spektakolare, por janë një udhërrëfyes që të gjitha vendet e tjera kanë ndjekur, për të cilin edhe Serbia do të duhet të bëjë të njëjtën gjë”, thotë Picula.
Sipas Qarrit, kriteret e Kopenhagës janë kërkesa që BE-ja u vendos vendeve kandidate për anëtarësim, nga ato politike, si sundimi i ligjit, ato ekonomike dhe ligjore, deri te përafrimi me qëllimet e Bashkimit.
“Kolegu i Picula-s në Parlamentin Evropian dhe Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, Davor Ivo Stier i HDZ-së, me urimet për sukses në punën e Picula-s, vlerësoi se i takon Beogradit që, të rreshtohet qartë në politikën e jashtme. Stier duke komentuar vizitat e liderëve evropianë në Beograd, tha se edhe Picula, shumë shpejt do të jetë atje si reporter”, dyert e BE-së janë të hapura për të gjithë, por i takon Serbisë të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së” deklaron Gani Qarri.
Ai thotë se kjo është e drejta e saj, por ajo duhet të pranojë një përafrim shumë të qartë me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, dhe kjo përfshin edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, sepse përndryshe, nuk mund të thuash se duam të jemi pjesë e BE-së, por nuk duam të jemi pjesë e Perëndimit.