By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 maj
May 23, 2025
Ministria e Jashtme e Ukrainës për krijimin e një “zone tampon” në kufi
May 22, 2025
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
May 22, 2025
Putin: Rusia po krijon një “zonë sigurie” përgjatë kufirit me Ukrainën
May 22, 2025
Gjenerali ukrainas Zaluzhny: Ukraina duhet të braktisë kufijtë e vitit 2022.
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fati i integrimit të Serbisë në BE në vendimin e Komisionit Evropian në krye me z. Ursula Von Der Lein dhe njoha e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fati i integrimit të Serbisë në BE në vendimin e Komisionit Evropian në krye me z. Ursula Von Der Lein dhe njoha e Kosovës
Ballina 1Lajme

Fati i integrimit të Serbisë në BE në vendimin e Komisionit Evropian në krye me z. Ursula Von Der Lein dhe njoha e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 10:05 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Analistët politik Muhamet Kelmendi dhe Blerim Burjani, konsiderojnë se caktimi i z. Picula nga Kroacia, për emisarin e përcjellës së gjendjes në Serbi nga Parlamenti Evropian, është një veprim shumë serioz taktik politik, por edhe diplomatik i cili do ta sfidojë dhe kushtëzon me veprime konkrete Serbinë në procesin e integrimit, anëtarësimit në BE.

“Z. Picula ka për detyrë të përcjellë gjendjen në Serbi, në drejtim të përmbushjes së kritereve për avancim të këtij shteti për anëtarësim në BE. Z. Picula tha: “Procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve, ndër të cilat për Serbinë peng i madh do të jetë çështja e Kosovës, sepse nuk mjafton vetëm njohja e Kosovës”. Në kuadër të kritereve që duhet shteti serb të avancon, janë përveç respektimit të shtetit të së drejtës, të luftimit të krimit dhe të korrupsionit, të parimeve ekonomike, të sigurisë etj., është edhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përmirësimi i raporteve me Kosovën, sipas marrëveshjeve të bëra në Bruksel dhe në Ohër”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Times”.

Kelmendi ka rikujtuar edhe Ish ministrin kroat, i cili komentoi çështjen e tillë i cili tha: “Picula do të jetë shumë shpejt atje, në Serbi, si reporter. Dera është e hapur, por Serbia është shtet sovran dhe ka të drejtë të vendosi nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së. Kjo është e drejta e saj, por me pas ajo duhet të pranoj gjithçka që përfshin, duke përfshirë një përafrim shumë të qartë me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, dhe kjo përfshinë; siç e dini, vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”, rikujton Muhamet Kelmendi fjalët e diplomatit kroat.

Njohja e Kosovës do të jetë edhe një kusht gozhdues për Serbinë sipas Kelmendit.

“Krimineli i luftës Vuçic deklaroj: “Nëse do ta njihnim ( shtetin e rremë) Kosovën ose do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, nëse do të bëheshim anëtar të BE-së”. Mes kësaj shihet se është punë e madhe që duhet shteti serb të përmbushi për të ecur drejtë integrimeve”, theksoi Muhamet Kelmendi, duke numëruar ato më kryesoret.

“Kryesisht ato janë disa: 1. Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, 2. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe 3. Përmirësimi raporteve me shtetin e Kosovës. Kushtet që kërkohen nga Serbia dihen. Por, natyrisht se kjo do të varet nga komisioneri për zgjerim dhe për siguri i Komisionit të BE-së. Raportimi i Piculës në Parlament ka rëndësi të madhe, por nuk e detyron Komisionin Evropian që të vendosi ashtu. Është mjet shumë i mirë i presionit. Pra punë i mbetet Komisionit Evropian. Ai i jep konturat dhe mbi atë vendosin ministrat dhe kryetarët a kryeministrat e shteteve të BE-së”, tha Muhamet Kelmendi.

Burjani: Picula, befasi me gostitje të pa parashikuar për shtetin serb.

Rastin Picula si raportues për Serbinë e ka komentuar edhe analisti Blerim Burjani.

Ai thotë se kjo është një befasi që godet Serbinë dhe politikën e shtetit serb në raport me BE-në dhe ndikimin e saj nga fryma pansllaviste e Rusisë.

“Po është befasi, por edhe test për Serbinë për raportet Kroaci-Serbi. Këtë më së paku e ka pritur Serbia se do të jetë një kroat si referues për të analizuar ecurinë dhe përmbushjen e kritereve nga ky shtet. Sidoqoftë, Serbia s’ka çka humbë sepse edhe ashtu nuk e do edhe aq shumë BE-në,  sa që pa të nuk mundet. Disa herë kanë qenë në pushtet në Serbi deri më tash, këta që janë edhe sot, prej viteve 2000 e deri më tash. Pra nuk pritet edhe aq shumë që të ndryshoj pushteti në Serbi me qëndrime politike”, tha Burjani për “Kosova Times”,

Mbi të gjitha sipas Burjanit, Serbia e shikon interesin ekonomik dhe jo atë politik.

“Vuçic e ka me interes me përfitua ekonomikisht dhe me dëshirë Serbinë e kishte lënë krejt jashtë BE-së, për të përfituar në të gjitha mënyrat tjera, edhe nga lindja edhe nga perëndimi, edhe nga Azia”, tha Blerim Burjani.

“Pra, politika e të pa inkuadruarve është në loje nga Vuçiqi, që do të thotë se nuk do të prishet me askënd, por edhe të ndreqet me të gjithë deri në fund. Ai synon një lloj balance në politikën e jashtme, e në anën tjetër Kosova është armiku më i madh i saj, i Serbisë, sipas Vuçiqit”, tha Blerim Burjani për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Nimoni: Ligji i ri për KPK-në, mundëson ndryshimin e funksionimit

Osmani viziton kantonet zvicerane: Një shembull frymëzues për mbarë botën

OVL-UÇK dhe avokatët e të akuzuarve në Hagë: Vendimi i Speciales i padrejtë

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Kallas: BE ka filluar gradualisht t’i largojë masat ndaj Kosovës

TAGGED: #Blerim, #Muhamet Kelmendi, #Ursula von der Leyen, Burjani
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vendoset gurthemeli i urës për këmbësorë në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Ish-agjenti rus në SHBA Robert Hanssen është gjetur i vdekur në burg
Policia e Kosovës në veri angazhohet për ruajtjen e sigurisë publike
Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë
Kurti takon bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, flasin për zhvillimet në vend dhe rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?