By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollar për Libanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollar për Libanin
Rajon / Botë

Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollar për Libanin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 8:30 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Fuqitë botërore i kanë grumbulluar 1 miliard dollar për ta lehtësuar krizën humanitare në Liban dhe për ta mbështetur ushtrinë e këtij vendi, të enjten gjatë një konference në Paris, ku ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Izraelit ta marrë parasysh kërkesën për armëpushim dhe të përqendrohet në diplomaci.

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris për ta ndihmuar Libanin, por prania e një delegacioni jo të lartë amerikan dhe zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA e zbehën shpresën për ndërprerjen e menjëhershme luftimeve.

“Mesazhi [për Izraelin] është i thjeshtë: Armëpushim!” tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot gjatë konferencës për media, duke shtuar se propozimi amerikano-francez për armëpushim të përkohshëm vlen ende.

Barrot njoftoi se mbi 800 milionë dollarë, përfshirë 300 milionë nga Uashingtoni, janë grumbulluar për t’i ndihmuar me ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsim rreth 1 milion njerëz të zhvendosur.

Ndërsa, 200 milionë dollarë shtesë do të shkojnë për Forcat e Armatosura të Libanit (LAF), të cilat cilësohen si garantues i stabilitetit të brendshëm, si dhe jetike për zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2006, e cila kërkon që në Libanin jugor të mos ketë trupa as armatim tjetër pos atyre të shtetit libanez.

Franca ka lidhje historike me Libanin dhe është duke punuar me Uashingtonin për ta siguruar një armëpushim, megjithëse të dy aleatët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rezolutës 1701.

Pasi Izraeli e hodhi poshtë planin për armëpushim 21-ditor në shtator, ndikimi i Parisit ka qenë i kufizuar prej kur Izraeli e nisi një luftë të gjera ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, e cila i ka vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe ka zhvendosur të paktën 1.2 milion të tjerë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

“Stuhia që po e shohim tani nuk është si asnjë tjetër më parë, sepse mbart farat e shkatërrimit të përgjithshëm”, tha kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, duke iu lutur delegatëve ta rrisin trysninë mbi Izraelin.

Duke hapur konferencën, presidenti Emmanuel Macron tha se nuk duhet të ketë kthim në ciklet e kaluara të dhunës.

“Më shumë dëme, më shumë viktima, më shumë sulme nuk do ta mundësojnë fundin e terrorizmit apo garantimin e sigurisë për të gjithë”, tha ai.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për armëpushim, të enjten nuk kishte asnjë shenjë se konflikti do të zbutet. Tre ushtarë libanezë u vranë në një sulm izraelit afër kufirit, sipas ushtrisë libaneze.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shmangu Parisin dhe duket se nuk arriti shumë përparim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme, një përpjekje e fundit për paqe para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në SHBA.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #1 miliard dollar, #Fuqitë botërore, #Liban
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim

Kosova Times Kosova Times January 27, 2024
Putin: Tanket e huaja janë “caku kryesor” i forcave ruse në Ukrainë
“The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut
‘Misionari’-spiuni amerikan merr pasaportë ruse, e quan SHBA-në ‘të keqe’ në televizionin e Moskës
Kryeministri Kurti priti deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?