By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Roli i sindikatave të punëtorëve në zgjedhjet presidenciale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Roli i sindikatave të punëtorëve në zgjedhjet presidenciale në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Roli i sindikatave të punëtorëve në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 7:57 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë të sindikatave, të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Ndonëse anëtarët e këtyre sindikatave përbëjnë një pjesë të vogël të elektoratit amerikan, kandidatët presidencialë bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar mbështetjen e tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson nga Nevada, sindikatat kanë një zë të fuqishëm në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në këtë shtet.

Në një tubim elektoral të Nënpresidentes Kamala Harris kishte një entuziazëm të madh mes anëtarëve të sindikatave për planin e saj për të mos taksuar të ardhurat që sigurojnë nga bakshishet punonjësit e sektorit të shërbimeve.

“Nënpresidentja Kamala Harris ka një plan të qartë për t’i dhënë fund taksave federale ndaj bakshisheve për ne punonjësit e shërbimit këtu në Nevada. Pretendimi i Donald Trumpit se ai është shpëtimtari i punëtorëve, për të cilët bakshishet janë pjesë e rëndësishme e të ardhurave, është një gënjeshtër e rrezikshme”, thotë Kanie Kastroll, përfaqësuese i sindikatës së punëtorëve të kazinove në Nevada.

Kandidati republikan për president Donald Trump ka vizituar gjithashtu këtë shtet, që mbështetet në industrinë e shërbimeve për të reklamuar planin e tij për të mos taksuar bakshishet për punonjësit e kazinove, kamerierët dhe pastruesit.

“Kjo do të pëlqehet nga të gjithë punonjësit, veçanërisht ata që nuk marrin rrogë, por si të ardhura kanë bakshishet”, thotë Didi Lima, mbështetëse e zotit Trump në Nevada.

Ish-Presidenti Trump ka marrë mbështetjen e Departamentit të Policisë në Las Vegas.

“Shumica e qytetarëve tanë u besojnë forcave të zbatimit të ligjit. Kështu që nëse themi ‘ne besojmë se ky person na mbështet, do të rrisë sigurinë dhe ekonominë tonë’, njerëzit do t’u besojnë këtyre gjërave që ne i themi”, thotë Steve Grammas, president i Shoqatës Mbrojtëse e Policisë së Las Vegasit.

Zoti Grammas ka folur për mbështetjen e ish-Presidentit Trump për forcat e zbatimit të ligjit në shumë tubime elektorale.

“Donald Trump dhe fushata e tij na ka mbështetur, duke thënë: “Jo, nuk do të përkulen para ndryshimeve të trysnisë së politikës së çastit”, thotë ai.

Mbështetja e dhjetëra mijëra anëtarëve të sindikatave në Nevada kërkohet me ngulm nga kandidatët presidencialë.

Edhe nënpresidentja Harris mori mbështetjen e sindikatës lokale “Teamsters”, por sindikata kombëtare e shoferëve të kamionave të transportit të mallrave dhe punëtorëve të qendrave të magazinimit nuk pranoi të mbështeste asnjërin nga kandidatët presidencialë.

Disa votues këtu në Nevada e shohin këtë si një shenjë të rëndësishme.

“Sindikata Teamster gjithmonë ka mbështetur demokratët. Nëse ata nuk po e bëjnë këtë tani, kjo do të thotë se ata mund të kenë prirje për të mbështetur zotin Trump”, thotë Edward Kammer, mbështetës i zotit Trump në Nevada.

Por Sindikata e Punëtorëve të Kuzhinës në Las Vegas mbështeti demokraten Harris.

“Votuesit e klasës punëtore janë të zgjuar, nuk janë memecë dhe janë pak skeptikë. Problemi me ish-Presidentin Trump është se ai gënjen shumë. Për Nënpresidenten Harris, kjo është pjesë e një programi të përgjithshëm për të zgjidhur problemin e kostos së lartë të jetesës”, thotë Ted Pappageorge nga Sindikata e Punëtorëve të Kuzhinës në Las Vegas.

Ata tani po njoftojnë votuesit për vendimin e tyre.

“Korporatat e mëdha po rrisin çmimet për ushqimin, karburantin dhe qeranë. Pra, flasim me votuesit për kandidatin e duhur, duke u dhënë atyre informacionin e saktë. Ne ofrojmë faktet, përfshirë atë se Kamala do të mbështesë klasën e mesme dhe anëtarët e sindikatave”, thotë Claudia Monreal nga Sindikata e Punëtorëve të Kuzhinës.

Vota e anëtarëve të sindikatve në Nevada, njëri nga shtatë shtetet e pavendosura, mund të jetë vendimtare në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

TAGGED: #ShBA, #Sindikata e punëtorëve, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
OVL-UÇK: Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive
Vuçiqi, Macronit: Zgjidhja për Kosovën të mbetet në agjendën e BE-së
Hovenier: Kërcënimet dhe frikësimet për shkak të qëndrimeve politike janë të papranueshme
Ambasada e SHBA-së: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?