By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe Serbia tregtojnë akuza ndërsa kolonat në Merdare vazhdojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova dhe Serbia tregtojnë akuza ndërsa kolonat në Merdare vazhdojnë
Ballina 1Lajme

Kosova dhe Serbia tregtojnë akuza ndërsa kolonat në Merdare vazhdojnë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 4:18 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Merdare.

Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë duke bërë gjithçka të mundur “për ta vështirësuar importin e mallrave serbe”.

Ngjashëm, Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë se Dogana e Kosovës është duke punuar ngadalë, me “urdhër të autoriteteve në Prishtinë”.

Për zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, këto pretendime nuk qëndrojnë, sepse janë autoritetet e Serbisë ato, të cilat që nga 12 tetori i kanë bashkuar të gjitha dërgesat në një korsi – si ato që kalojnë transit nëpër Kosovë, ashtu edhe ato që kanë destinacion tregun e Kosovës.

“Fillimisht ka pasur shumë pak kolona në hyrje. Por, pasi autoritetet e Serbisë, më 12 tetor, i kanë përzier kolonat e transitit nga vendet e treta me mallrat e eksportuara nga Serbia, gjendja është vështirësuar. Procesimi i dërgesave të këtyre dy kategorive më herët është bërë ndaras”, thotë Stavileci për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se për përpunimin më efikas të dërgesave, autoritetet e Kosovës kanë katërfishuar kapacitetet për kontrollin e mallrave, por pranon se procesi shkon më ngadalë, për shkak të bashkimit të të gjitha dërgesave në një hyrje.

“Përveç shtimit të kapaciteteve, janë përfshirë edhe njësi të specializuara të kontrollit, si dhe qen nuhatës nga Dogana dhe nga Policia e Kosovës, me qëllim që procedimi të bëhet sa më shpejt, por pa cenuar aspektin e sigurisë”, thotë Stavileci.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar deklaratat e autoriteteve të Kosovës se në Merdare janë bashkuar të gjitha korsitë në një dhe se kjo po shkakton kolona.

Megjithatë, Aleksandar Radovanoviq, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal i Odës Ekonomike të Serbisë, insiston se Dogana e Kosovës është përgjegjëse për situatën.

Sipas tij, ajo punon ngadalë dhe që nga e mërkura, në orën 20:00, asnjë kamion nuk ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

“Pala e Kosovës dikton ritmin se sa kamionë hyjnë në Kosovë nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Radovanoviq shton se dy korsitë në anën serbe të Merdares, bashkohen në një vetëm disa metra larg kufirit, për shkak të infrastrukturës rrugore.

“Ju e dini konfigurimin atje, nuk mund të jetë ndryshe. Dy korsi mund të jenë të hapura deri në 40, 50 metra, por pastaj jo. Autostrada mbetet pas, ajo nuk është rrugë e zgjeruar”, thotë Radovanoviq.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës, që nga 7 tetori, lejojnë importin e lëndëve të para vetëm përmes Merdares – gjë që nuk ka qenë kështu më herët, pasi ato kanë hyrë përmes të gjitha pikave kufitare – dhe kjo kontribuon në tollovitë shtesë.

Këtë e ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë edhe transportuesi Sadri Selimi, i cili importon grurë nga Serbia në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse është duke u biseduar për ndonjë zgjidhje të kësaj çështjeje, por nuk mori përgjigje.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave të Serbisë, përveç lëndës së parë, në verë të vitit të kaluar, për shkak të arrestimit të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe.

Ndërkohë që policët janë liruar, ndalesa e mallrave ka vazhduar deri në javën e parë të këtij muaji.

Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës e ka zëvendësuar atë me një vendim të ri, që e lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë.

Në vendkalimet e tjera është paralajmëruar se do të lejohet importi vetëm kur të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

“Bizneset prodhuese po humbin partnerë ndërkombëtarë”

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se bllokimi për disa ditë i dërgesave në kufi, i ka revoltuar transportuesit nga Kosova.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se biznese të shumta prodhuese dhe transportuese kanë shprehur shqetësim në këtë odë për vonesat në sigurimin e lëndës së parë, por edhe për rritjen e shpenzimeve financiare.

Ai thotë se ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës që hyrja e lëndës së parë të lejohet edhe në pikat tjera kufitare, përveç Merdares, por ende pa përgjigje.

“Mosarritja në kohë e lëndës së parë dhe gjysmëproduktit për të prodhuar produktin final në Kosovë, ka krijuar vështirësi jo vetëm brenda tregut, por edhe ndaj klientëve të jashtëm që i kanë bizneset prodhuese këtu. Ato nuk po arrijnë me kohë ta furnizojnë me prodhime kosovare blerësin e jashtëm, me të cilin kanë marrëveshje”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Problem tjetër që paraqesin tollovitë në kufi, sipas tij, është edhe rritja e shpenzimeve financiare për kompanitë.

“Kompanitë transportuese vendore, por edhe të huaja, refuzojnë të shkojnë në shtete tjera për t’u ngarkuar me mallra për tregun e Kosovës, për shkak se duhet të presin dy ose tri ditë në pikën kufitare në Merdare. Kjo e rrit edhe koston, sepse biznesi paguan qiranë e maunës për çdo ditë, paguan mëditjen, udhëtimin dhe fjetjen e vozitësit. Kjo është kosto shtesë dhe askush nuk po e kalkulon”, thotë Rafuna.

Kosova importon shumicën e produkteve nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Mbi 5.9 miliardë euro ka qenë vlera e importit vitin e kaluar, ndërsa e eksportit mbi 863 milionë.

Prej vitesh, produktet nga Serbia janë ndër më dominueset në tregun kosovar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej mbi 372 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 kjo vlerë ka qenë gati 199 milionë euro.

You Might Also Like

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

TAGGED: #Ekonomia, #Kosova, #Serbia
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Arrestimi i zyrtarëve dhe i biznesmenit në Shqipëri, nën dyshime për krime të rënda

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së
Osmani: Serbia po e shkelë marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?