By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
Lajme

Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 10:41 AM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë, ku ishte folës kyç.

 

 

Në fjalën e tij, ai tha se është një kënaqësi e madhe të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend me rëndësi të madhe për Republikën tonë, për mbështetjen politike dhe ekonomike që na ka dhënë ndër vite, por edhe për lidhjet tona të forta kulturore dhe historike.

“Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën tuaj gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë sonë në vitin 2008”, veçoi kryeministri.

Por sot, tha më tej ai, marrëdhëniet tona kanë marrë një dimension të ri. Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta.

“Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë”, shtoi ai, ku ndër tjera tha se përveç investimeve të rëndësishme austriake në sektorin bankar, energjetik dhe të shërbimeve të Kosovës, kemi forcuar edhe lidhjet kulturore dhe artistike.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa falënderoi edhe ushtarët austriakë të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendin tonë por në mbarë rajonin. “Me angazhimin dhe përkushtimin e saj, Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur dhe i uroi popullit austriak Ditën Kombëtare të Austrisë.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kelmendi pjesëmarrës në hartimin e planit strategjik të KPK-së

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
Shumë shqiptarë e vizitojnë këtë vend, por nuk e dinë që aty gjenden eshtrat e mbretereshes sone Donika KASTRIOTI (Video)
Scholz kërkon shtensionim të situatës në veri të Kosovës
Tragjedi ne Turqi: Një shpërthim në një restorant mori shtatë jetë njerëzish
‘Paris 2024’, shtyhet gara triatlonit, kjo është arsyeja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?