Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe katër u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një restorant në provincën turke të Aydin.Guvernatori i provincës jugperëndimore të Turqisë, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazilli.
Sipas tij, në mesin e të lënduarve, një person ka marrë lëndime të rënda.
Aksoy tha se sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ndodhi kur u ndërrua tubi.