By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Një recetë franceze për mish që shkrihet në gojë
January 28, 2026
Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Leyen: Do të mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Leyen: Do të mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane
Rajon / Botë

Leyen: Do të mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 5:20 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u zotua të premten në Beograd se do të mbështes Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, ndërsa vendi ballkanik ecën në rrugën e ngushtë ndërmjet aspiratave evropiane dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Zonja Von der Leyen po qëndron në Serbi prej nga të shtunën do të udhëtojë në Kosovë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin, për t’i siguruar ata se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet përparësi e bllokut, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian miratoi një plan të rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të integrimit. Zonja von der Leyen tha në një konferencë shtypi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Serbisë do t’i takojnë 1.5 miliardë euro nga plani i rritjes ekonomike.

“Evropa mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Serbisë. Në kohë konfliktesh, luftërash dhe trazirash, të qenit anëtar i Bashkimit Evropian është një premtim paqeje e begatie dhe është një premtim që ne mund ta realizojmë së bashku. Serbia është tashmë një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit. Ju keni treguar se mund të përmbushni standardet e nevojshme”, tha zonja von der Leyen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e ardhmja e vendit të tij është në Bashkimin Evropian, një synim që sipas tij nuk ka ndryshuar nëpër vite.

“I fitova zgjedhjet dy herë duke u thënë njerëzve se jemi në rrugën evropiane dhe duke u thënë njerëzve se jemi në marrëdhënie të mira me të tjerët… Nuk është e lehtë të jesh në këpucët tona për shkak të Kosovës dhe gjithçkaje tjetër, por ne do të bëjmë çmos për të përshpejtuar rrugën evropiane”, tha ai.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia aleate tradicionale sllave e Rusisë, ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe pse e ka dënuar me ngurrim agresionin rus në Ukrainë. Presidenti Vuçiç ka ritheksuar shume herë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

Presidentja von der Leyen tha se Beogradi zyrtar po hedh hapa drejt integrimeve evropiane ndërsa e vlerësoi faktin se presidenti serb priti disa udhëheqës të vendeve evropiane këtë javë, në vend që të shkonte në Rusi për të marrë pjesë në takimin e grupit ekonomik BRICS.

“Ne jemi bashkim demokratik i vendeve që anëtarësohen qëllimisht, vullnetarisht dhe është populli serb ai që do të vendosë për të ardhmen e tij dhe mendoj se veprimet, përparimi dhe projektet që po bëjmë së bashku flasin vetë se ne po punojmë për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, tha ajo, duke mbështetur pohimet se Serbia mund të hap së shpejti një grup kapitujsh të negociatave për anëtarësim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, janë në në faza të ndryshme në aplikimet e tyre për anëtarësim. Aktualisht vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Përparimi i saj sikurse edhe i Serbisë në rrugën e integrimeve kushtëzohet edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

You Might Also Like

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Ursula von der Leyen
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Publikohet letra që i niset BE-së, ShBA-së dhe Britanisë për marrëdhëniet e situatën e tanishme Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times August 6, 2023
Aktorja më e mirë në “Bafta Awards 2024” – Emma Stone
Bislimi me ambasadorët e BE-së: Kosova po punon për anëtarësimin në tregun unik të pagesave në euro
Zbulohet kush janë hakerët që sulmuan Shqipërinë
RrGK kritikon Gjykatën Themelore për dënim të ulët për rastin e 11-vjeçares
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?