By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
January 18, 2026
Paçarizi mohon ndikimin në procesin zgjedhor, kërkon hetim nga Prokuroria
January 18, 2026
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore
January 18, 2026
Nisin hetimet pas dyshimeve për abuzime gjatë numërimit të votave
January 18, 2026
Tërmkolli:Fenomeni i vjedhjes së votave ka qenë gjithmonë i shprehur në LDK
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis
Rajon / Botë

Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 1:23 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 36 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor.

Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen, teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar për armëpushim.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Sipas tyre, sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit ishin duke pritur në radhë pranë furrës së vetme të bukës që vazhdon të jetë e hapur në këtë qytet në jug të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm në mënyrë specifike. Por, në njoftimin e rregullt për luftimet, tha se “një numër i terroristëve janë eliminuar përmes sulmeve ajrore dhe tokësore” në jug të Gazës.

Përderisa forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në mbarë Rripin e Gazës, javëve të fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore në veri të enklavës, pasi në këtë pjesë, sipas ushtrisë izraelite, kanë nisur të rigrupohen luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë nisi, pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

You Might Also Like

Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa

Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa

Cfare shtrirje kane ne Serbi, Paladinët rrjeti evropian i ekstremit të djathtë themeluar në Rusi

Pamje tmerruese nga veriu i larget e cila godit nga një stuhi e paparë prej 30 vitesh

Tetë persona të vrarë në tre orteqe në Austri

TAGGED: #36 të vrarë, #Gazë, #Han Junis, #Sulme izraelite
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konfiskohen 64.350 litra produkte të falsifikuara

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Kurti takon Kamberin, flasin për situatën politike dhe të sigurisë në rajon
Pagat në Gjermani, sa fitoni në Kaufland, Lidl, Dm?
Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara
Kapet duke shpërndarë afishe në Leposaviq, lirohet pas intervistimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?