By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani
Rajon / Botë

ShBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 3:33 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prapa një video të rreme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej grisja e votave me postë për kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në shtetin e Pensilvanisë, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Videoja, që kishte miliona shikime në platforma sikurse X, u shfaq në rrjetet sociale më 24 tetor, duke treguar një person që kontrollonte fletëvotimet në qarkun Bucks të Pensilvanisë dhe griste votat për Trumpin.

Burri, i cili ishte me ngjyrë, dukej se po griste fletëvotimet që ishin për kandidatin republikan, ndërkaq linte të paprekura fletëvotimet për nënpresidente demokrate, Kamala Harris, e cila është person me ngjyrë.

“Komuniteti i inteligjencës vlerëson se aktorët rusë kanë prodhuar këtë video që në mënyrë të rreme shfaq një person duke grisur votat në Pensilvani, bazuar në të dhënat që ka pasur qasje komuniteti i inteligjencës dhe aktiviteteve paraprake të aktorëve të tjerë me ndikim rusë, përfshirë video dhe aktivitete të tjera të dezinformimit”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.

Në deklaratë u tha se brenda tri orësh autoritetet lokale përgënjeshtruan këtë video, pasi qytetarët e raportuan atë para autoriteteve.

“Ky aktivitet rus është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Moskës për të ngritur dyshime të paqëndrueshme lidhur me integritetin e zgjedhjeve amerikane dhe për të nxitur ndarje në mesin e amerikanëve”, u tha në deklaratë.

Analistët që monitorojnë fushatat e ndikimit të huaj të Moskës më herët kishin lidhur këtë video me një grup propagandues rus të njohur si Storm-1516 apo CopyCop.

Vëzhguesit thanë se Storm-1516, që më herët kishte publikuar disa video me përmbajtje të rreme lidhur me kandidatin e Harrisit për nënpresident, Tim Walz, është një degë e Agjencisë së Kërkimeve në Internet, një ish-rrjet propagandistik rus, me bazë në Shën Petersburg, që ishte themeluar nga Yevgeny Prigozhin, lideri i ndjerë i grupit mercenar rus, Wagner.

Komuniteti amerikan i inteligjencës paralajmëroi se para zgjedhjeve të 5 nëntorit mund të shfaqen edhe më shumë dezinformata dhe propagandë e orkestruar nga Rusia.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

TAGGED: #Rusia, #ShBA, #Zgjedhje, Video
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Një recetë për kek me xhenxhefil që rezulton gjithmonë perfekte
Ajten Krasniqi nga Mitrovica ndër 100 gratë më me ndikim në Turqi
51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
Bislimi për targat: Treguam përkushtim për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, që ishte brengë edhe e miqve ndërkombëtarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?