By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 maj 2025
May 18, 2025
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Talibanëve u pëlqen Facebook-u”: Pse ndalimi i fotove s’mund të funksionojë në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Talibanëve u pëlqen Facebook-u”: Pse ndalimi i fotove s’mund të funksionojë në Afganistan
Ballina 2Rajon / Botë

“Talibanëve u pëlqen Facebook-u”: Pse ndalimi i fotove s’mund të funksionojë në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 10:07 AM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Një fotoreporter që ka punuar në Afganistan gjatë sundimit të talibanëve nga vitit 1996 deri më 2001 thotë se fuqizimi i sërishëm i urdhrit të grupit pas rimarrjes së pushtetit, për ndalimin e imazheve të njerëzve dhe kafshëve, është i pamundur të zbatohet sot.

Një djalë në Kabul duke shitur kopje të një gazete pa fotografi, në tetorin e vitit 1996.
Një djalë në Kabul duke shitur kopje të një gazete pa fotografi, në tetorin e vitit 1996.

Në vitet 1990, fotoreporteri afgan, i cili kërkoi të mos i zbulohej identiteti për shkak të lidhjeve të tij të vazhdueshme me vendin, kujton se “fotografitë ishin krejtësisht të ndaluara. Talibanët i ndaluan ato. Edhe nëse do të kishte një konferencë shtypi apo diçka tjetër, ata thoshin, ‘Nuk mund të bësh fotografi’”.

Një kullë e bërë me televizorë të shkatërruar dhe kaseta VHS në Kandahar në vitin 1996 pasi talibanët ndaluan shfaqjen e imazheve të njerëzve dhe kafshëve.
Një kullë e bërë me televizorë të shkatërruar dhe kaseta VHS në Kandahar në vitin 1996 pasi talibanët ndaluan shfaqjen e imazheve të njerëzve dhe kafshëve.

Por, gjatë epokës së parë talibane, në të cilën dënimet mund të ishin të rënda edhe për shkeljet më të vogla, fotografimi i njerëzve ishte ende një dukuri e rregullt dhe e rrezikshme për fotoreporterin, së bashku me një numër të vogël të kolegëve të tij afganë që punonin për agjencitë perëndimore të lajmeve.

“Ne kishim kamera të vogla dhe kur shkonim për të bërë kronika, shkonim diku ku nuk kishte më talibanë, bënim një ose dy shkrepje, pastaj largoheshim shpejt”, thotë ai. “Ishte si ‘fotografim vjedhurazi’”.

Një foto e qershorit 2002 tregon Sabera Rahmanin, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Afganistanit, me një nga më shumë se 400 pikturat e shkatërruara nga talibanët gjatë sundimit të tyre gjashtëvjeçar.
Një foto e qershorit 2002 tregon Sabera Rahmanin, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Afganistanit, me një nga më shumë se 400 pikturat e shkatërruara nga talibanët gjatë sundimit të tyre gjashtëvjeçar.

Gjatë epokës së parë të talibanëve, tha ai, një pjesë e vogël e fotoreporterëve vendas “duhej të përpunonin filmin duke përdorur kimikate. Ishte shumë e ndërlikuar”.

Sot, megjithatë, “të gjithë kanë telefona; është digjitale”.

Madje, fotoreporteri veteran tha: “Vetë talibanëve u pëlqen të shikojnë në Facebook. Ata kanë WhatsApp. Do të jetë shumë-shumë e vështirë ta ndalosh atë” pasi brezi i ri i talibanëve “është rritur me internetin”.

Fotografi u shpreh se ai ishte ndaluar disa herë derisa bënte foto gjatë sundimit të parë të talibanëve. Një nga kolegët e tij u burgos brenda natës pasi fotografoi një burrë që doli të ishte një ekstremist i huaj nga një shtet arab, i cili u hodh për të arrestuar fotografin dhe e çoi atë në policinë e “vesit dhe virtytit” të talibanëve.

Një djalë afgan shikon një shtyllë të lidhur me shirita të videokasetave dhe audiokasetave të shkatërruara, Kabul më 2001.
Një djalë afgan shikon një shtyllë të lidhur me shirita të videokasetave dhe audiokasetave të shkatërruara, Kabul më 2001.

Kishte të tillë brenda udhëheqjes së talibanëve që, me sa duket, mbyllën njërin sy ndaj ndalimit të imazheve që shfaqnin njerëz dhe kafshë gjatë viteve 1990.

“Fotografitë e mia u publikuan shumë herë në një gazetë pakistaneze dhe të nesërmen gazeta do të dërgohej nga Pakistani në [Ambasadën pakistaneze në] Kabul”, tha fotoreporteri. “Talibanët mund të më kishin telefonuar dhe të më pyesnin, ‘Pse bëre foto të tilla?’ Por, këtë nuk e bënë asnjëherë”.

Por, shton ai, “në terren, absolutisht nuk lejohej fotografimi”.

Për njerëzit e zakonshëm, kënaqësia që përjetonin nga zbavitja e paligjshme gjatë viteve 1990 ishte e zakonshme, por edhe nervozuese si përvojë.

“Njerëzit shikonin TV dhe dëgjonin kaseta muzikore, por shumë fshehurazi. Ata uleshin në bodrume ose diku dhe mbyllnin plotësisht dritaren”, kujtoi ai.

Një piktor shet punën e tij, e cila paraqet një peizazh pa njerëz, në Kabul më 2005.
Një piktor shet punën e tij, e cila paraqet një peizazh pa njerëz, në Kabul më 2005.

Fotoreporteri tha se ngritja në pushtet për herë të dytë e talibanëve ka qenë relativisht e butë në krahasim me të parën, por “pak nga pak, era – era e keqe –po kthehet”, dhe iu referua mbylljes së fundit të stacioneve televizive në veri të Afganistanit që të mos shfaqnin imazhet e njerëzve.

Udhëheqja talibane në qytetin themelues të grupit, Kandahar, është “shumë ekstremiste”, deklaroi ai, megjithëse disa padyshim janë ndryshuar nga ajo që kanë parë për prosperitetin në botën e jashtme, diçka që gjenerata e parë e udhëheqjes së talibanëve nuk e kishte përjetuar kurrë.

Një fotografi e vitit 1994 tregon afganët derisa kalojnë pranë ndërtesave të shkatërruar në Kabul nga lufta civile.
Një fotografi e vitit 1994 tregon afganët derisa kalojnë pranë ndërtesave të shkatërruar në Kabul nga lufta civile.

“Këta talibanë në vitet e fundit kanë qenë në Katar, Iran, Pakistan, Indi dhe kanë parë se sa e bukur është bota jashtë Afganistanit. Kur [themeluesi i talibanëve] Mullah Omar mori pushtetin [më 1996], ata erdhën direkt nga medresetë dhe morën Kabulin, por pas luftës civile, u shkatërrua plotësisht, s’kishte televizorë, s’kishte gjë”.

Kësaj radhe, tha fotoreporteri, “talibanëve iu dha një Kabul i bukur me ndërtime, automjete të bukura, restorante, ndërtesa. Gjithçka ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që panë talibanët e mëparshëm”.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

TAGGED: #Afganistan, #Facebook
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Boris Johnson: Netanyahu vuri një insekt në banjën time

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Osmani përkujton Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij, kërkon drejtësi
Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në qendër të Afganistanit
DnV: Parafushatë intensive e partive, tendencë nga qeveria për ndërhyrje
Donald Trump e fiton edhe Miçiganin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?