By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale
January 29, 2026
Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit
January 29, 2026
Medaljoni i kujtesës për Ilir Merturin, Kurti: Shenjë respekti shtetëror
January 29, 2026
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në Japoni, koalicioni qeveritar humbet shumicën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet në Japoni, koalicioni qeveritar humbet shumicën
Rajon / Botë

Zgjedhjet në Japoni, koalicioni qeveritar humbet shumicën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 8:30 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Koalicioni qeverisës i Japonisë humbi shumicën e tij parlamentare në zgjedhjet kombëtare të së dielës, duke rritur pasigurinë mbi përbërjen e qeverisë së ardhshme dhe perspektivën për vendin me ekonominë e katërt më të madhe në botë.

Me pothuajse të gjitha votat të numëruara për 465 vendet në parlament, Partia Liberale Demokratike (LDP) e Kryeministrit Shigeru Ishiba, e cila ka qeverisur Japoninë gjatë gati gjithë historisë së saj të pasluftës, dhe partnerja më e vogël e koalicionit, partia Komeito, morën 209 vende në dhomën e ulët të parlamentit, njoftoi transmetuesi publik NHK.

Kjo ishte më pak se 279 vendet që kanë patur më parë dhe shënoi rezultatin më të keq zgjedhor të koalicionit, që kur humbi pushtetin për pak kohë në vitin 2009.

Fituesja më e madhe rezulton partia kryesore e opozitës Partia Demokratike Kushtetuese e Japonisë (CDPJ), e cila ka siguruar deri më tani 143 vende në parlament, nga 98 që kishte më parë, pasi votuesit ndëshkuan partinë e Kryeministrit Ishiba për një skandal fondesh dhe inflacionin.

Rezultati mund t’i detyrojë palët të hyjnë në një marrëveshje për ndarje të pushtetit, duke sjellë mundësinë e paqëndrueshmërisë politike, ndërsa vendi përballet me vështirësira ekonomike dhe një situatë të tensionuar sigurie në Azinë Lindore.

Kryeministri Shigeru Ishiba
Kryeministri Shigeru Ishiba

Kryeministri Ishiba tha se do të priste deri në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare, të cilat mund të priten në orët e para të së hënës, përpara se të shqyrtonte koalicionet e mundshme, ose marrëveshje të tjera për ndarjen e pushtetit.

Kryeministri kishte thirrur zgjedhjet e parakohshme menjëherë pasi u zgjodh në krye të partisë muajin e kaluar, me shpresën për të fituar një mandat publik për postin e tij të kryeministrit. Paraardhësi i tij, Fumio Kishida, dha dorëheqjen pasi mbështetja e tij ra për shkak të zemërimit për krizën e kostos së jetesës dhe skandalit me donacionet e paregjistruara për ligjvënësit.

Zgjedhjet u zhvilluan gjithashtu nëntë ditë përpara se votuesit në Shtetet e Bashkuara – aleati më i afërt i Japonisë – të shkojnë drejt qendrave të votimit në një tjetër votim të paparashikueshëm.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

TAGGED: #Japoni, #Zgjedhje
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dy të vrarë dhe tre të plagosur nga një shpërthim në Cetinje

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
IAEA krijon misione të përhershme në të gjitha termocentralet bërthamore në Ukrainë
Ardian Ismajli shënon golin e barazimit
Qentë terapeutikë qetësojnë udhëtarët në Aeroportin e Stambollit
Sulmet me dronë shkaktojnë dëme dhe zjarr në rafineri ruse të naftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?