By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli e ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli e ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë
Rajon / Botë

Izraeli e ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 11:13 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Izraeli e kaloi të hënën një ligj, i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky legjislacion ka mundësi të ndikojë edhe në punën e agjencisë në Gazën e rrënuar nga lufta.

Ligjvënësit, të cilët e përpiluan ligjin, u thirrën mbi përfshirjen e disa pjesëtarëve të stafit të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.

Legjislacioni i ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se ai mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e rënduar humanitare në Gazë, ku Izraeli është duke e luftuar tash e një vit Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndalimi i punës së UNRWA-s në territoret palestineze ose diku tjetër nuk përmendet në këtë ligj. UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë, ka dhjetëra mijëra punonjës dhe ofron arsim, shëndetësi dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

Kjo agjenci ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm prej kur filloi lufta në Gazë. Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhet.

OKB-ja tha në gusht se nëntë punonjës të UNRWA-s mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit dhe si pasojë ata janë shkarkuar.

“Nëse Kombet e Bashkuara nuk janë të gatshme ta pastrojnë këtë organizatë nga terrorizmi, nga aktivistët e Hamasit, atëherë ne duhet të marrim masa për t’u siguruar që ata nuk mund ta dëmtojnë më kurrë popullin tonë”, tha deputetja izraelite Sharren Haskel.

Një zëdhënëse e UNRWA-s tha para votimit se ligji i propozuar do të ishte “fatkeqësi” dhe do të kishte ndikim të rëndësishëm në operacionin humanitar në Gazë dhe në Bregun e okupuar Perëndimor.

“E dimë se përpjekjet e mëparshme që synonin ta zëvendësonin UNRWA-n dhe të ofronin ndihmë humanitare kanë dështuar mjerisht”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e organizatës.

Ligji ka mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në institucionet e UNRWA-s në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi përmes një vendimi që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Para miratimit të legjislacionit, ministrat e jashtëm nga Franca, Gjermania, Britania, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Australia publikuan një deklaratë duke shprehur “shqetësim të madh”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Izrael, #OKB, #Refugjatët palestinezë
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Spanjë-Gjermani, formacionet zyrtare

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Analizë e këngës popullore për Milan Radoiçiqin
Beqiroviq gozhdon Vuciqin : “Ja kush gënjen…” (VIDEO)
Zogaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde
Mbahet dëgjim publik për Projektligjin e KPM-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?