By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëm 62.5% e sipërfaqes urbane në Kosovë mbulohet me kanalizim atmosferik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vetëm 62.5% e sipërfaqes urbane në Kosovë mbulohet me kanalizim atmosferik
Ballina 1Lajme

Vetëm 62.5% e sipërfaqes urbane në Kosovë mbulohet me kanalizim atmosferik

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 10:12 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Janë prezantuar dy raporte të cilat flasin për strategjinë e rishikuar të ujërave dhe planin e veprimit. Në këtë aktivitet, u tha se vetëm 62.5% e sipërfaqes urbane në territorin e komunave të Kosovës është e mbuluar me kanalizim atmosferik.

Vetëm 62.5 për qind e sipërfaqes urbane në territorin e komunave të Kosovës aktualisht mbulohet nga kanalizimi atmosferik. Kështu u tha në konferencën në të cilën u prezantuan dy raporte, ai për strategjinë e rishikuar të ujërave 2023-2027 dhe plani i veprimit 2023-2025.

“Tek pjesa e raportit të dytë te “Menaxhimi i kanalizimit atmosferik është realizuar një pyetësor me pyetje të ndryshme se sa e mirëmbajnë kanalizimet atmosferik, sa kanë njohuri, cilat janë resurset financiare, resurset njerëzore dhe është dërguar te të gjitha komunat. Fatkeqësisht nuk kemi marrë përgjigje nga të gjitha komunat, kemi marrë përgjigje vetëm nga 20 komuna e me anë të kësaj kemi hartuar dokumentin dhe kemi dalë me disa përfundime ku thuhet që jo të gjitha komunat e dinë apo nuk është e specifikuar qartë se kompetencë e kujt është pasi nuk ka ndonjë ligj primar apo sekondar që janë Udhëzimet Administrative që e rregullojnë këtë çështje. është Ligji apo autoriteti i ujërave që e specifikon që trajtimi i ujërave të zeza apo të ndotura është kompetencë e KRU-ve në këtë rast Kompanive Rajonale të Ujërave, ndërsa tek Ligji për vetëqeverisje specifikohet që Komuna ka përgjegjësi për drenazhimin. Kur përmendet, drenazhimi në këtë rast i referohet kanalizimit atmosferik”, tha Diesa Morina, ‘Rilinda e Gjelbër’.

Nga këtu dolën edhe rekomandime te pjesa e institucioneve qendrore, ku thuhet që të hartohet një ligj primar që specifikon qartë se si duhet të trajtohet pjesa e kanalizimit atmosferik.

Për ambientalistët , ndryshimet klimatike të cilat po e prekin botën, pashmangshëm prekin edhe vendin tonë, ndaj kërkohet përkushtim i qytetarëve, shoqërisë civile e institucioneve gjegjëse, që të punohet më shumë në këtë drejtim.

“Për fat të keq, nuk e kemi gjendjen shumë të mirë duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike, po trokasin çdo ditë në derë. Kemi vërshime të shpeshta, kemi vërshime të paplanifikuara, është mirë që tani është bërë strategjia e vërshimeve që në një far forme ndoshta kemi me pas, pak a shumë jemi të përgatitur te alarmi te vërshimet, por shumë shpesh i kemi rastet i kemi vërshimet e papritura. Kemi rastet kur i kemi pendat apo digat që fatkeqësisht i kemi të vjetra dhe munden me na ndal prej rrjedhës sesa prej sistemit qysh na kanë dal në disa prej qyteteve që i kemi pas prej tash. Kemi shumë e shumë probleme sa i përket pjesës së erozionit, vërshimeve kështu që është mirë që shoqëria civile, institucionet të punojnë së bashku të punojnë në këtë drejtim”, tha Krenare Salihu, ambientaliste dhe drejtoresh e Organizatës ‘Ekopana’.

Sipas këtij raporti, shkallën më të ulët të mbulimit me kanalizimet atmosferike e kanë komunat e Mamushës, Istogut, Deçanit e Gjilanit, përderisa shkallën me mbulim të plotë e kanë Mitrovica e Jugut, Drenasi, Hani i Elezit dhe Juniku, ndërkaq 90 për qind të mbulueshmërisë kanë Prishtina, Skenderaj dhe Malisheva.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

TAGGED: #Kanalizim atmosferik, #Kosova
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre të arrestuar pas një incidenti lidhur me hixhabin në Teheran

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
Slot thotë se nuk po sheh shfokusim te Salah
Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Prizren, ishte raportuar e zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?