By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
June 10, 2025
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
June 10, 2025
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
June 10, 2025
Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare
June 10, 2025
Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të mund ta formojë Borisovi qeverinë e re bullgare?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A do të mund ta formojë Borisovi qeverinë e re bullgare?
Ballina 2Rajon / Botë

A do të mund ta formojë Borisovi qeverinë e re bullgare?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 12:35 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Bullgaria është rikthyer në një territor të njohshëm. Partia e qendrës së djathtë GERB, e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Boyko Borisov, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, por ato nuk i mjaftojnë për ta formuar vetë qeverinë.

Borisov sigurisht se do të provojë ta bëjë këtë. Por, pavarësisht se ka fituar pesë nga shtatë zgjedhjet parlamentare të mbajtura që nga viti 2021, partia nuk ka arritur ta formojë një koalicion qeverisës.

Për ta formuar një koalicion qeverisës, Borisovit – politikani më i njohur dhe më i fuqishëm i Bullgarisë, i cili ka qenë kryeministër tri herë që nga viti 2009 – i duhet mbështetja e së paku gjysmës së deputetëve në Parlamentin prej 240 vendesh. Nëse merret parasysh ndarja e votave në Parlamentin gjithnjë e më të fragmentuar, do të duhen tri apo katër parti për ta formuar një shumicë.

Deri më tani, Borisovi e ka hedhur poshtë vetëm bashkëpunimin me partinë e ekstremit të djathtë dhe pro-Kremlinit, Ringjallja, e cila doli e treta me 13 për qind të votave. Duke folur në natën e zgjedhjeve, ai tha:

“Ne do të qeverisim me këdo që mbështet programin tonë”.

Çështja Deylan Peevski…

Arsyeja prapa kësaj është kryesisht një njeri: Deylan Peevski, një pronar kontrovers mediash, me ndikim të madh në opinionin publik. Ai është akuzuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi, dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Dhe, shumica e politikanëve bullgarë mbase pajtohen se Peevski është personi më përgjegjës për krizën e vazhdueshme politike në Bullgari.

Në një hap që me gjasë mund t’i japë fund ngërçit politik, Borisovi ka thënë se do të bashkëpunonte me koalicionin reformist perëndimor “Ne, vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), i cili doli në vendin e dytë, me 14 për qind të votave të fituara. Megjithatë, PP-DB ka ngulmuar se do të bashkëpunojë me GERB-in vetëm nëse Peevski nuk do të ketë ndikim në administratën e ardhshme.

Borisovi është akuzuar vazhdimisht për lidhje të ngushta me Peevskin, emri i të cilit për shumicën e bullgarëve është sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Gjasat janë të vogla, po ashtu, që Borisovi do të arrijë të grumbullojë mjaftueshëm vende nga partitë e vogla në Parlament, shumë prej të cilave po ashtu refuzojnë të bashkëpunojnë me Peevskin.

Pra, Borisovit do t’i duhet të zgjedhë ndërmjet koalicionit PP-DB apo Peevskit. Pas zgjedhjeve të fundit, në qershor, GERB-i dhe partia e mëparshme e Peevskit mund ta formonin një qeveri me mbështetjen e disa ligjbërësve të pavarur, por Borisovi refuzoi të lidhte marrëveshje.

Pse Borisovi s’i ka shkëputur lidhjet me Peevskin?

Kjo është pyetja 1 milion dollarësh në Bullgari, dhe askush vërtet s’e di përgjigjen.

PP-DB ka thënë se Peevski de facto e ka në dorë GERB-in përmes interesave të përbashkëta biznesore.

Plus, Peevski gjerësisht mendohet se e kontrollon Zyrën e fuqishme të Prokurorit të Përgjithshëm të Bullgarisë, e cila mbikëqyr hetimet penale dhe vendimet për ndjekje penale. Në të kaluarën, hetimet kundër Borisovit janë mbyllur dhe ish-kryeministri ka fituar imunitet nga ndjekja penale.

Cilat janë pasojat e këtij ngërçi të vazhdueshëm?

Bullgaria po stagnon. Paratë nga Bashkimi Evropian pothuajse janë shterur, dhe nuk pritet të vijnë derisa vendi t’i zbatojë reformat dhe masat kundër korrupsionit, që i ka porositur BE-ja. Shto këtu që pa një administratë funksionale, BE-ja nuk ka me kë të punojë.

Përpjekjet për të shtyrë përpara reformat dhe masat kundër korrupsionit, kryesisht nga PP-DB, janë ndeshur vazhdimisht me pengesa.

Teksa vendi ndodhet në qorrsokak, progresi i Bullgarisë në adoptimin e euros dhe në inkuadrimin e plotë në zonën pa kufij Shengen ka ngecur.

A po e humbin bullgarët besimin në procesin demokratik?

Ndonëse besimi i publikut në procesin zgjedhor sigurisht se nuk është i lartë, rezultatet e pjesshme kanë treguar se dalja në këto zgjedhje mund të jetë pak më e lartë se në të kaluarat në qershor, kur votuan 34 për qind e personave me të drejtë vote.

Ka pasur shqetësime para zgjedhjeve se zhgënjimi i madh me partitë kryesore mund të rezultojë në rritje të partive të vogla ekstreme, si Ringjallja. Megjithatë, zgjedhjet e fundit nuk japin ndonjë dëshmi të qartë të kësaj: përderisa partive të reja u janë shtuar votat, njëjtë ka ndodhur edhe me partitë e mëdha.

A mund të ndikojnë këto zgjedhje në rrugën ndërkombëtare të Bullgarisë?

Përderisa katër parti proruse janë pjesë e Parlamentit bullgar, ato kanë më pak deputetë sesa partitë properëndimore.

Për më tepër, fakti se GERB-i properëndimor dhe partitë e koalicionit PP-DB zunë vendin e parë, përkatësisht të dytin, është sinjal se mbështetja për anëtarësinë e Bullgarisë në BE dhe në NATO mbetet e lartë.

Dhe, përderisa mbështetja dhe votat për koalicionin PP-DB nuk janë të mëdha, shtytja e vazhdueshme e tij për reforma është tipar përcaktues i skenës politike të Bullgarisë.

You Might Also Like

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

18 të vdekur në sulmet izraelite në Gaza. Ata u vranë pranë një qendre ndihme humanitare

Incidentet Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë austriake

TAGGED: #Boiko Borisov, #Bullgari, #GERB
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
Dy anije mallrash në Detin e Kuq goditen nga raketa të hedhura prej Jemenit
Stano: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën
Rezultati kaotik i zgjedhjeve në Spanjë: Çfarë duhet të dini?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?