By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE nuk po heq dorë nga diskriminimi i Kosovës dhe favorizimi i Serbisë aleate besnike e Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE nuk po heq dorë nga diskriminimi i Kosovës dhe favorizimi i Serbisë aleate besnike e Rusisë
Ballina 1Lajme

BE nuk po heq dorë nga diskriminimi i Kosovës dhe favorizimi i Serbisë aleate besnike e Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 11:48 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Në prag të publikimit zyrtar të versionit final të Raportit të Progresit, nga BE, për Kosovën dhe Serbinë, analistët politik, duke ju referuar draftit i cili po qarkullon në media, vlerësojnë se BE po e dëshmon edhe njëherë vazhdimin e qëndrimit përkëdhelës ndaj Serbisë në raport me Kosovën edhe përmes skanimit në Raportin e Progresit, me kinse të gjeturat dhe analizat që përfshihen për të dyja vendet. Raporti i ri i Progresit ka adresuar kritika ndaj Kosovës për kinse ndikimin e ngritjes së tensioneve në veri, dhe në të njëjtën kohë kritika të lehta edhe ndaj Serbisë, që s’i nxori para drejtësisë sulmuesit e Banjskës.

Pra duke goditur në të dy krahët, sipas analistëve politikë, BE aplikon politikë balancuese, që në këtë rast padrejtësisht e kritikon palën kosovare për kinse tensionim të situatës në veri, më masat që ka ndërmarr atje për shtrirjen e rendit dhe ligjit, forcimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Në draftin e Raportit të Progresit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë rikujtohet se zbatimi i marrëveshjes tashmë është bërë edhe formalisht pjesë përbërëse e procesit të integrimit në BE. Kosova kritikohet për hapat e pakoordinuara që nxisin tensione në veri dhe kërkohet të nisë procedurën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas propozimit evropian. Serbia kritikohet për mosndërmarrjen e hapave për të nxjerrë para drejtësisë sulmuesit nga Banjska. Serbisë i kërkohet që të nisë me njohjen e dokumenteve dhe të simboleve të Kosovës.

Gani Qarri: Politika balancuese e dëmshme ndaj Kosovës dhe favorizuese ndaj Serbisë

“Mjerisht, Bashkimi Evropian, duket se sërish, edhe për njëherë më tepër, do ta dëshmojë vazhdimin e qëndrimit të vet përkëdhelës ndaj Serbisë në raport me Kosovën, duke e vërtetuar këtë publikisht edhe përmes skanimit në Raportin e Progresit, të gjeturat dhe analizat që përfshihen për të dyja vendet. Këtë e argumenton vet fakti se edhe në Raportin më të ri të Progresit janë adresuar kritika, pothuajse vetëm ndaj Kosovës për kinse ngritjen e tensioneve në veri, derisa në të njëjtën kohë, bënë sikur hedh kritika vetëm sipërfaqësore ndaj Serbisë, por-jo pse nuk i dorëzoi aktorët e sulmit terrorist me kryeterroristin Millan Radojçiq në krye para drejtësisë në Kosovë, as pas ngritjes së aktakuzës, por vetëm pse “Serbia” nuk i nxori para drejtësisë sulmuesit e Banjskës, gjë që vërtetë tingëllon shumë habitshëm”, thotë analisti politik Gani Qarri për Kosova Times”.

Pra, edhe sipas Qarrit, duke goditur, në mënyrë jo drejtpeshuese, BE përpiqet qëllimisht, të na e shes këtë maksimë, sikur aplikon politikë balancuese, për habi duke e kritikuar, edhe në këtë rast, serish padrejtësisht Kosovën, për kinse tensionim të situatës në veri, me masat e domosdoshme që shteti është detyruar që në bazë të ligjit dhe kushtetutës të ndërmarr për rivendosjen e rendit e të ligjit si dhe shtrirjen e sovranitetit dhe garantimin e integritetit territorial edhe në këtë pjesë të pandashme të Republikës së Kosovës.

“Në draftin e Raportit të Progresit për Kosovën dhe për Serbinë rikujtohet se zbatimi i marrëveshjes është bërë edhe formalisht pjesë përbërëse e procesit të integrimit në BE, por ajo që habit shumë, është se Kosova kritikohet për hapat e gjoja, të “pakoordinuar”, kinse nxisin tensione në veri duke kërkuar të nisë edhe procedurën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa Serbia jo vetëm që nuk pranon ta nënshkruaj por, ajo me letrën e dërguar BE-së, nga ish kryeministrja Brnabiq, është tërhequr edhe nga marrëveshja e “dakorduar” në Bruksel dhe sekuencimi në Ohër. BE tregohet vërtetë shumë e njëanshme, duke “kritikuar” Serbinë, vetëm për mosndërmarrjen e hapave për të nxjerrë para drejtësisë sulmuesit nga Banjska, por sërish, pa kërkuar nga Vuçiqi, që terroristët serb ti dorëzoj para drejtësisë në Kosovë, ku ata edhe e kanë kryer aktin terrorist, duke vrarë në detyrë togerin Afrim Bunjaku, tani hero i Kosovës”, thekson analisti Gani Qarri.

Madje ai shprehet i habitur se si Serbisë i kërkohet, vetëm tani, të nisë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

“Krejt kjo dëshmon se mbajtja hapur e anës së Serbisë nga BE-ja në procesin e dialogut dhe goditja e vazhdueshme e Kosovës, nëpërmes kushtëzimit të pandërprerë, është duke ndikuar tepër negativisht, edhe në rastet kur ashiqare shihen dhe konstatohen veprimet destruktive dhe sabotuese të Serbisë në këtë proces maratonik të cilit fatkeqësisht, me gjithë kalimin e më tepër se një dekade, nuk po i dihet, as shihet askund fundi”, tha Qarri për “Kosova Times”.

Dardan Grapci: Bashkimi Evropian nuk po i hakmerret Serbisë për aleancën besnike dhe nënshtrimin ndaj Rusisë

Ndryshe, analisti politik Dardan Grapci, raportin kritik të Progresit për Kosovën e konsideron tradhti the thikë pas shpine ndaj shtetit të Kosovës, duke e favorizuar Serbinë proruse e cila shumë shpejt do ta godet SeBe-në duke u pozicionuar zyrtarisht me Rusinë.

“Bashkimi Evropian me këto përkëdhelje ndaj Serbisë do ta merr thikën mbas shpinës nga Serbia shumë shpejtë sepse edhe zyrtarisht Serbia do të deklarojë se është me Rusinë. Gjithashtu BE-ja e din në fakt që Serbia është fajtore për situatën në Veri të Mitrovicës, por pse nuk po e tregojnë haptas kjo mbetet mister. Kosova nuk duhet të dorëzohet para presionit të BE-së si dhe as mos ta formojë Asociacionin. Vendimet e shtetit të Kosovës duhet të jenë sovrane. Qeveria dhe Kosova si shtet duhet të veprojë që sa më shpejt ta hapi edhe Urën e Ibrit që qytetarët të levizin lirshëm”, tha Grapci për”Kosova Times”.

You Might Also Like

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja

Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve

Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky

Mosheqja e mbeturinave, pasojë e inateve politike

TAGGED: #Kosova, #Raporti i progresit, #Serbia
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vogëlsia e një “supermeni” politik na i largoj miqtë perëndimorë!

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Në Ditën Botërore të Ujit, 50 OJQ i shkruajnë Kurti
Drita mposht Ballkanin, fiton Malisheva, s`ka gola në Drenas
Ministri Murati pritje për kreun e Waldo Holdings, mbi mundësinë e investimeve në Kosovë
AGK: Dy gazetarë u penguan në punë nga mbrojtja e afërt e qeveritarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?