By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane
Rajon / Botë

Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 8:36 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për t’i rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve “të vjedhura” të fundjavës, sepse në të kundërtën ky komb i Kaukazit – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe me aspirata për anëtarësim në NATO – rrezikon të humbë “perspektivën evropiane”.

Duke folur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, më 29 tetor, Zurabishvili ka thënë se partnerët evropianë dhe perëndimorë të Gjeorgjisë duhet të bëjnë “presion ekstrem” te autoritetet, “në mënyrë që të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve, dhe të vlerësohet sa janë vjedhur zgjedhjet”.

Zurabishvili dhe partitë opozitare kanë thënë se rreth 300.000 vota janë manipuluar në të mirë të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka pretenduar fitore me 54 për qind të votave.

Këto pretendime kanë nxitur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gjeorgjianë, të cilët kanë bërë akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje.

“Tani varet shumë prej partnerëve tanë, sa i vendosur do të jetë reagimi i tyre, sa i fuqishëm do të jetë presioni prej autoriteteve, sepse mendoj që askush nuk mund të përballojë humbjen e Gjeorgjisë drejt Rusisë në këtë formë”, ka thënë Zurabishvili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse nuk do të ketë presion, atëherë kjo do të thotë se Perëndimi nuk i ka përdorur të gjitha mjetet për ta mbajtur Gjeorgjinë në anën perëndimore dhe në perspektivën evropiane”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Suedia, mes tjerash, kanë shprehur zëshëm kritikat e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, të cilat janë mbajtur pas rritjes së shqetësimeve për gërryerje të demokracisë gjatë udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane.

Qeveria e ka miratuar së fundmi një ligj kontrovers për “ndikim të jashtëm”, të ngjashëm me ligjin rus për “agjentë të huaj”, si dhe një legjislacion tjetër që kufizon të drejtat e komunitetit LGBT(lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë).

Menjëherë pas publikimit të rezultateve, Zurabishvili ka thënë se ajo nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve që kanë rënë viktimë e “operacionit special rus”, përmes metodave të “fushatave kërcënuese dhe propagandës, që ka qenë kopje e propagandës ruse”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë prej Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, dhe NATO-ja, kanë thënë përmes një deklarate se dita e zgjedhjeve është përcjellë me “presion, tension dhe proces të padrejtë”.

Rusia, në anën tjetër, ka hedhur poshtë çdo përfshirje në zgjedhjet e Gjeorgjisë.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane është në pushtet prej vitit 2012.

Dikur ka çuar përpara agjendë pro-evropiane, mirëpo në dy vjetët e fundit është kthyer kah Rusia.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Gjeorgji, #Salome Zurabishvili, #Zgjedhje
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vështirësitë e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
Kurti për ngushëllime në Vushtrri, përkujton aktivistin Agim Vatovci
Harta që zbulon numrin e miliarderëve në vendet evropiane
OKB-ja publikon numrin e viktimave të luftës në mesin e popullatës civile të Ukrainës
Sindikata e Policisë me homazhe: Dhanë jetën në shërbim të kombit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?