By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reformat në sistemin politik dhe pritshmëritë në fushën e sigurisë kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Reformat në sistemin politik dhe pritshmëritë në fushën e sigurisë kombëtare
Opinion

Reformat në sistemin politik dhe pritshmëritë në fushën e sigurisë kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 11:54 AM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Hyzri SALIHU

Sistemi politik që sot zbatohet në Shqipëri, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me këtë mënyrë organizimi politik dhe administrativ, do të prodhojë në çdo kohë situata të pastabilizuara, kriza politike, thellim të korrupsionit, disfata diplomatike, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë kombëtare.

Të njëjtë situatë përjeton edhe shteti i Kosovës.

Objektivat e sigurisë kombëtare nuk garantojnë mjedis të sigurt, përballë frymës së vjetër të konfrontimeve politike konvencionale, mungesës së balancimit të pushteteve, rrezikut të krimit të organizuar dhe terrorizmit, kontrollit të territorit, rreziqeve prej dhunimit të ekosistemit dhe mjaft elementëve institucionalë jo-produktivë, në shërbim të politikave të gabuara në zhvillimin kombëtar.

Analiza shkencore mbi faktorët gjeopolitikë në mjedisin e sigurisë shtetërore dhe rajonale, detyrimisht shtrojnë nevojën e transformimit të sistemit politik në Shqipëri dhe stabilizimin institucional në Kosovë, për pritshmëri pozitive, për të cilat mendoj se përbëjnë prioritete të veprimtarisë politike me frymë kombëtare të subjekteve politike, institucioneve kushtetuese dhe akademike, universitare, shoqërisë civile dhe opinionit të interesuar në vendin tonë.

Objekti kryesor mbetet parashtrimi i interesave shtetërore e kombëtare, si detyrime kushtetuese për politikën, pushtetin dhe shoqërinë.

Disa drejtime, po i shfaq të detajuara:

  1. Rivlerësimi i organizimit të sistemit politik në Shqipëri. Sistemi ekzistues ka dështuar dhe Kushtetutës së Shqipërisë i ka ardhur koha të formatohet nga e para.
  2. Nevoja e krijimi të Senatit dhe shpërbërja e ligjit zgjedhor, që dhunon verdiktin e elektoratit shqiptar dhe vlerat e demokracisë.
  3. Rishikimi i dokumenteve dhe modelit të zgjedhur për funksionimin e strukturave që plotësojnë detyrimet në sigurinë kombëtare.
  4. Mundësia e krijimit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës -AKI-së.
  5. Diplomacia shqiptare inaktive.
  6. Raportet dhe vlerësimet në çështjet e diasporës dhe emigracionit.
  7. Rritja e buxheteve ushtarake për të plotësuar një strukturë mbrojtëse aktive në dimensionin tokësor, ajror e detar.
  8. Paraqitja dinjitoze e politikës shqiptare në planin gjeopolitik dhe gjeostrategjik duke vlerësuar aleatët strategjikë të lidhur historikisht me interesat e përbashkëta, me synimin e forcimit të sistemit ushtarak në territoret shqiptare.

▪ Lufta e pamëshirshme ligjore kundër korrupsionit si një nga fenomenet më negative që vepron kundër interesave kombëtare dhe atyre të Sigurisë Kombëtare.

Vlerësimi i sistemit politik ekzistues: Ky sistem politik ka dëshmuar ushtrimin e presionit politik të pushtetit të partive të vjetra mbi shoqërinë, duke asfiksuar të gjithë elementët që përbëjnë sistemin demokratik funksional, të një shoqërie në zhvillim. Ai sot shfaq tendencën maksimale për të korruptuar pushtetarë, diplomatë dhe sipërmarrës.

Drejtimi autoritarist dhe autokrat i shtetit, buron nga korrupsioni i lartë, duke shfrytëzuar hapësirat boshe brenda Kushtetutës së Shqipërisë.

Ky sistem nxit tendencën e diskreditimit, deri në rrezik për jetën të personaliteteve të politikës, diplomacisë dhe kujtdo tjetër, që hyn në marrëdhënie të drejta me shtetin, shoqërinë dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Depërtimi i individëve të sipërmarrjes private në Parlament dhe institucionet e shtetit, e ka futur sistemin në rrugën e konfliktit të lartë të interesit.

Krijimi i Senatit: Në çështjet e sistemit politik dhe të sigurisë kombëtare, vëmendje meritojnë ndryshimet e mundshme në rolin e Presidencës në Shqipëri. Sot prania e këtij institucioni, krijon situata të panevojshme dhe aspak produktive.

Nga mënyra e zgjedhjes dhe kompetencave, besimi ndaj Presidencës vjen duke rënë brenda vlerave të sistemit politik dhe shoqërisë shqiptare.

Presidenca, me statusin kushtetues dhe shpesh në konflikt me institucionet e tjera, nuk e kryen rolin e garantit të Kushtetutës dhe sovranit.

Presidenca shqiptare mund të kthehet në një organ, në modelin e Senatit, me mision këshillimor dhe detyrimisht të dëgjueshëm.

Rolin e Presidentit do ta kryente një personalitet në krye të Senatit, i zgjedhur nga populli. Kjo do ta bënte këtë institucion të ndryshonte destinacionin, duke e kthyer nga një institucion i tepërt, në faktor drejt rritjes së vlerave për politikën dhe vendimmarrjen me peshë specifike në zhvillimin kombëtar.

Mënyra e organizimit të Senatit mund të bëhet sipas përvojave më të mira, të cilat nuk mungojnë.

Senatorët duhet të jenë njerëzit me integritet moral dhe përvojë profesionale, duke mbuluar 6 drejtimet kryesore të zhvillimit strategjik.

Ata duhet të zgjidhen në votimin e drejtpërdrejtë, ose sipas kontributit elektoral të pjesëmarrjes në zgjedhje. Si pjesë e ligjvënies, ky instrument në vlera kushtetuese dikton uljen e numrit të deputetëve në Parlamenti i Shqipërisë nga 140 në 70 apo 80 vetë.

Garantuesi më i mirë i kësaj skeme të mundshme është kthimi i ligjit zgjedhor për proporcionalin në një zonë zgjedhore.

You Might Also Like

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

TAGGED: #Hyzri Salihu
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Konjufca takime me grupe politike në KE për anëtarësimin e Kosovës
JD Vance dha një ultimatum: “Pajtohu ose largohemi”. Rusia, Ukraina dhe BE-ja reagojnë…
Gundogan refuzon Barçën, gati të firmos kontratën e re me City-n
Analistët: Zbatimi i planit evropian, faza më e vështirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?