By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme
Rajon / Botë

Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 11:03 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se sulmet kibernetike ndaj sistemit bankar janë intensifikuar.

Gjatë deklarimit para Komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja ai shpjegoi natyrën e këtyre sulmeve dhe nga vijnë ato.

“Sulmet janë të natyrave të ndryshme. Sulme që kanë të bëjnë me marrjen e të dhënave dhe me hakimin e llogarive bankare. Nuk mund të përcaktohet kollaj nga vijnë. Një ndër rastet që u konfirmua, u gjet që vinte nga Irani. Ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cenuar llogaritë, por të dhënat. Është menaxhuar, por kemi nxjerrë mësime dhe na ka bërë të jemi në gatishmëri e të organizojmë më shumë punën kundër sulmeve kibernetike”, tha Sejko.

Guvernatori tha se sulmet e vazhdueshme kanë nxjerrë si domosdoshmëri marrjen e disa masave për t’u mbrojtur nga këto sulme. për këtë arsye është bashkëpunuar me Departamentin Amerikan të Thesarit.

“Kemi marrë masa në vijimësi për mbrojtjen e sistemeve tona nga këto sulme, si në lidhje me sistemet informatike edhe të qarkullimit të pagesave. Me asistencën e Departamentit amerikan të Thesarit kemi përgatitur një rregullore për mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike. Rregullorja do të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikëqyrës”, theksoi Sejko gjatë raportimit para komisionit.

Ai tha se rregullorja parashikon marrjen e masave të organizuara që të jenë standarde si për Bankën Qendrore edhe për ato të nivelit të dytë. Sejko gjithashtu theksoi se në 11 bankat janë bërë inspektime për sistemin e mbrojtjes dhe është bërë një vlerësim i masave që kanë ndërmarrë.

Më 2022, autoritetet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare kishin akuzuar Iranin se qëndronte prapa sulmeve kibernetike të kryera në korrik ndaj infrastrukturës kritike qeveritare të Shqipërisë. Tirana më pas ndërpreu raportet diplomatike me Teheranin dhe dëboi diplomatët iranianë nga Shiqipëria.

Kryetari i Komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, Erion Braçe, pyeti guvernatorin nëse ka ndërhyrje të huaja në institucionet financiare jobankare.

Guvernatori pranoi se ky sektor është zgjeruar, por se nga analiza që është bërë nuk ka rezultuar që ndonjë prej tyre të ketë pronarë përfitues me origjinë nga vende jomike me Shqipërinë. Disa media patën shkruar se disa institucione të këtij sektori kishin origjinë ruse, por Sejko e konsideroi këtë si dezinformim.

Braçe e vuri theksin te një fenomen që u vërejt pas nisjes së luftës nga Rusia kundër Ukrainës më 2022, kur kompani të ndryshme u zhvendosën në vendet e Bashkimit Evropian. Ai tha se vendet në kufi me Rusinë e kanë shtuar vigjilencën dhe kërkoi që Banka e Shqipërisë të jetë në gatishmëri të lartë për të verifikuar raste të dyshimta.

Edhe në lidhje me pasuritë e patundshme u ngritën të njëjtat pyetje dhe shqetësime, por guvernatori i Shqipërisë Sejko tha se deri tani ka rritje në këtë sektor nga qytetarë jorezidentë dhe emigrantë dhe theksoi se do të rritet kontrolli mbi pronarët përfitues.

Edhe për investimet e huaja guvernatori tha se nuk janë evidentuar raste që kapitali mund të vijë nga vende jomike me Shqipërinë.

Deputetët kërkuan që të ketë përmirësim të klimës së sigurisë së sistemit financiar dhe analizë të vijueshme për të gjithë operatorët në treg. Ata vërejtën se fatkeqësisht ndaj investimeve të huaja apo atyre strategjike kontrolli është vetëm formal.

“Duhet të ndërtojmë me ligj një sistem kontrolli me qëllim që ekonomia jonë e hapur dhe konkurruese të mos infektohet nga kapitale me origjinë nga vende jo mike. Duhet të jemi në alert për këtë gjë”, tha Braçe.

Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit kundër Dezinfformimit dhe Ndërhyrjeve të Huaja në prill të këtij viti. Opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë e këtij komisioni. Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësime për qartësinë dhe qëllimin e komisionit dhe kanë theksuar nevojën për transparencë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka deklaruar se do të mbështesë teknikisht, me një grup ekspertësh nga vendet anëtare të BE-së, komisionin e posaçëm kundër dezinformimit. Ambasadori evropian, Silvio Gonzato, ka thënë se puna e komisionit të posaçëm nuk duhet të cenojë lirinë e medias.

You Might Also Like

Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”

Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

TAGGED: #Bankat, #Hakerët, #Shqipëri
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takim lamtumirës me Hovenier: SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Kjo pije është një fshesë për zorrët, pastron gjithçka dhe ndihmon me kapsllëkun: Mjafton të shtoni një lugë me 1 përbërës në një gotë me ujë.
Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”
Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik
Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve për letrën që i dërgoi Abdixhiku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?