By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon Aziri: Është koha e fundit që BE ta drejtojë gishtin për ta denoncuar e mos ledhatuar politikën destruktivë të Aleksandër Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon Aziri: Është koha e fundit që BE ta drejtojë gishtin për ta denoncuar e mos ledhatuar politikën destruktivë të Aleksandër Vuçiqit
Ballina 1Lajme

Reagon Aziri: Është koha e fundit që BE ta drejtojë gishtin për ta denoncuar e mos ledhatuar politikën destruktivë të Aleksandër Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 5:13 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Analisti politik Arsim Aziri e ka cilësuar skajshmërisht jo real dhe të pa drejt skanimin që i është bërë gjendjes në Kosovë nga BE nëpërmes Raportit të fundit të progresit, i cili përmban segmente të veçanta vlerësimi të situatës në veri të vendit dhe raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qasja balancuese e BE-së në raport me Serbinë, dhe kursimi e përmbajtja për t’i adresuar kritikat dhe kushtëzimet meritore për shkak të sjelljeve provokuese e destabilizuese ndaj Kosovës, sipas Azirit, nuk është në funksion të arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve, por është stimulim akoma më i madh për vazhdimin e politikës destruktivë serbe, edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj vetë BE-së.

“Bashkimi Evropian, në momente të caktuara, ka ditë të mbajë anë sa i përket disa prej politikave që i ka vendosur ne planin e saj, dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi të madhe dhe me të drejt tek autoritetet tona. Kjo ka nxitur revoltë dhe me të drejtë, çka e rritë edhe më shumë minimizimin e neutralitetit të sajë ndaj çështjeve të cilat i konsideron me rëndësi. Kjo gjuhë po e përkëdhelë Serbinë, dhe sikur po i jep zemër asaj në krye me presidentin Vuçiq në shtimin e hapave destruktivë në agjendat e saja që po ndikojnë në krisjen e paqes minore që ekziston ndërmjet këtyre dy shteteve”, tha Aziri për Kosova Times”.

Kjo lloj qasjeje e gabuar dhe e pa drejtë në raport me Kosovën, sipas Azirit duhet të merr fund, sidomos tani kur kemi një përbërje të re të nomenklaturës drejtuese të shteteve të BE-së pas zgjedhjeve të fundit.

“D.m.th. vet ky organizim, pra vet BE-ja, po inicion dualitet ndërmjet shteteve dhe kjo s’i kontribuon as shteteve përkatëse as të ardhmes së vet kësaj familje, dhe vet krijimi i saj është kushtëzuar mbi shuarjen e konflikteve dhe rritjen e ndjenjës së humanitetit dhe mirëqenies ndërshtetërore. Është në dorë të strukturës së re përbërëse të kupolës së BE-së pas zgjedhjeve të fundit që të ketë një ristrukturim dhe ridizajnim të plotë të politikës me të cilën duhet ti qasen problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe rajonit të Ballkanit si tërësi , për ta stabilizuar, për ta integruar në BE dhe për ta siguruar një paqe afatgjatë të qëndrueshme dhe me perspektivë zhvillimore për të gjitha shtetet”, tha analisti Aziri për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #Arsim Aziri, #BE, #Serbia
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeni qëllon pronarin në SHBA

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB-së për Karabakun
Abdixhiku: Rrugëtimi i Kurtit rrezikon shtetësinë e Kosovës
Ministri i mbrojtjes dhe kreu i FSK-së pritje për zyrtarët e lartë të NATO-s: Diskutojnë operacionet e mbështetjes së paqes
Kurti: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë obligime të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?