By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën
July 17, 2025
“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit
July 17, 2025
Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh
July 17, 2025
KEDS-i: Në mbarë Kosovën mbi 40 dalje jashtë funksionit
July 17, 2025
Arrestohet shtetasi shqiptar, dyshohet për plaçkitjen e 11 shtëpive
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në mungesë të biokimistëve, analizat i lexojnë infermierët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Në mungesë të biokimistëve, analizat i lexojnë infermierët
Ballina 1Shëndetësi

Në mungesë të biokimistëve, analizat i lexojnë infermierët

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 2:35 PM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Në sistemin shëndetësor të Kosovës vazhdon një krizë, e cila kërcënon cilësinë e kujdesit që u ofrohet pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri dhe ai në Ferizaj ka rreth tre vjet që funksionojnë pa biokimistë.

Për pasojë, analizat laboratorike, të cilat janë kritike për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, lexohen nga stafi i infermierëve dhe teknikëve – gjë që ngre shqetësime për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) – i cili mbikëqyr spitalet rajonale – thotë se ka shpallur disa konkurse për specialistë të biokimisë, por se interesimi i tyre mbetet i ulët.

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë nuk kalojnë nëpër ndonjë procedurë licencimi – kur themelohen, ato sigurohen se i plotësojnë kriteret me staf dhe pajisje, për të funksionuar si të tilla.

Spitali i Vushtrrisë pa biokimist nga viti 2022

Në Vushtrri, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm, Shefkije Shatri, thotë se mungesa e biokimistit e vështirëson mbarëvajtjen e punëve.

“Deri në vitin 2022 i kemi pasur dy biokimistë. Nga ajo kohë nuk kemi. Janë hapur konkurse, por ende nuk ka”, thotë ajo.

Në mungesë të tyre, Shatri thotë se rezultatet e analizave në këtë spital i kontrollon shefi kryesor i laboratorit, i cili, siç thotë, “është infermier me përvojë 20-vjeçare”.

“Unë nuk e di a ka të drejtë t’i lexojë analizat ai, sepse nuk jam e thirrur për këtë, por mund të them se ne vuajmë për një biokimist që nuk e kemi”, thotë Shatri për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se, viteve të fundit, janë shpallur disa konkurse për pozitën e biokimistit, por se “nuk ka pasur të interesuar”.

“Ata po joshen më shumë nga sistemi privat”, sipas saj.

Në spitalin që udhëheq Shatri në Vushtrri – komunë me rreth 61.000 banorë – bëhen më shumë se njëqind analiza brenda ditës.

Kushtet e punës në laboratorin kryesor, sipas stafit, janë të mira dhe aparatura është e re.

Spitali i Ferizajt pa biokimist për më shumë se tre vjet

Situatë pothuajse identike është edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt – komunë me rreth 105.000 banorë.

Për më shumë se tre vjet, ky spital funksionon pa biokimist.

“Diku nga viti 2020/2021, spitali është pa biokimist”, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të spitalit, Fikret Arifi.

“Para disa ditësh kanë ardhur punëtorë të rinj – në mesin e tyre edhe biokimistja, e cila tash ka shkuar në pushim të lehonisë. Tani, në proces të rekrutimit kemi edhe një biokimist tjetër”, shton Arifi.

Ai tregon se ka autorizuar një mjek internist-reumatolog, i cili monitoron punën në laborator, porse, sërish, punën kryesore rreth analizave e bëjnë laborantët.

Sipas statistikave të spitalit, shërbime për analiza aty kërkojnë mbi dy mijë pacientë në muaj.

Mungesa edhe në Spitalin e Mitrovicës së Jugut

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut punon vetëm një biokimiste – jashtë orarit të saj, analizat i lexon stafi ndihmues.

Drejtori mjekësor, Gëzim Berisha, thotë se spitali ka nevojë për më shumë biokimistë, pasi aty kryhen mbi 200 analiza në ditë.

“Ne në konkursin e fundit kemi kërkuar edhe një biokimist shtesë, por nuk ka aplikuar askush”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Kur biokimistja nuk është në punë, analizat i lexojmë bashkë me laborantë, e shpesh edhe me doktoreshën, edhe pse është jashtë orarit të punës”, thotë Berisha.

Biokimistja e vetme në spitalin e Mitrovicës së Jugut, mjekja Leonora Hamiti Blakçori, duke vulosur rezultatin e analizave.
Biokimistja e vetme në spitalin e Mitrovicës së Jugut, mjekja Leonora Hamiti Blakçori, duke vulosur rezultatin e analizave.

Rëndësia e biokimistëve

Profesionistët shëndetësorë thonë se puna e biokimistëve është thelbësore për trajtimet mjekësore, si dhe për përmirësimin e metodave të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve.

Profesoresha Valdete Topçiu-Shufta, specialiste e biokimisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo vetëm laboratorët në spitale, por edhe ata në shtëpi të shëndetit duhet të kenë së paku një biokimist të specializuar, i cili i bën valide analizat e bëra – përndryshe ka rrezik që leximi i tyre të mos jetë i saktë.

“Rezultati duhet të kontrollohet nga dora e mjekut, e specialistit, përpara se të lëshohet. [E nëse nuk ka biokimist], kjo çështje i takon Ministrisë [së Shëndetësisë] që ta rregullojë”, thotë Topçiu-Shufta.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se çdo spital i përgjithshëm apo special, është i obliguar ta ketë laboratorin biokimik-hematologjik, e bashkë me të edhe profesionistin e lëmit shëndetësor.

Për rastet konkrete në Ferizaj e Vushtrri, nuk japin komente.

Një laborant duke përcjellë përpunimin e analizave, në spitalin e Ferizajt.
Një laborant duke përcjellë përpunimin e analizave, në spitalin e Ferizajt.

Në SHSKUK thonë se ky institucion ka shpallur disa herë konkurse për pranimin e mjekëve specialistë – në mesin e tyre edhe biokimistë.

“Në disa spitale janë plotësuar këto pozita, përderisa në rastet e tjera nuk ka pasur të interesuar”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Drejtorisë së SHSKUK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty theksohet, po ashtu, se në kuadër të planit të tyre për shërbimet e biokimisë, gjatë vitit të ardhshëm, parashihet të ketë riorganizim në të gjithë laboratorët që menaxhohen nga SHSKUK-ja.

Rreth 20 specializantë të biokimisë janë duke kryer shkollimin në këtë lëmi dhe, vitin ardhshëm, pritet të shërbejnë edhe në institucione publike, sipas SHSKUK-së.

Por, kjo mungesë nuk është e izoluar vetëm te biokimistët.

Institucionet publike të kujdesit shëndetësor në Kosovë përballen me mungesa të specialistëve edhe në fusha të tjera kritike, e veçanërisht anesteziologë.

Paga mesatare e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro.

Klinikat private me paga më të larta dhe kushte më të mira të punës janë shpesh opsion më tërheqës për specialistët shëndetësorë.

You Might Also Like

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Kosova dhe RCGP me marrëveshje për akreditimin ndërkombëtar në mjekësi

Osmani: Kosova mbetet aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

LDK-ja dorëzon sot në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremës

TAGGED: #Biokimi, #QKUK
Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Për më pak se tre vjet i bëmë ato që të tjerët s’mundën për dy dekada

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Ylli mposht kampionen në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
Në Portugali përurohet shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza
Elon Musk refuzoi të lidhë Starlink rreth Krimesë për Forcat e Armatosura
Kurti takohet me Roth, flasin edhe për takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?