By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Mediave të Shkruara miraton dy ankesa e refuzon pesë të tjera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli i Mediave të Shkruara miraton dy ankesa e refuzon pesë të tjera
Lajme

Këshilli i Mediave të Shkruara miraton dy ankesa e refuzon pesë të tjera

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 1:40 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 10 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy nga to, pesë të refuzohen, një të shpallet e paafatshme dhe dy të shtyhen për mbledhjen tjetër.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës, Kapitulli III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitulli IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitulli VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

KMShK ka miratuar ankesën e Pajazit Jasharit kundër Arbresh.info për shkrimin “Ekskluzive: Lëvizja e Deçanit financohet nga BIA serbe”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, III, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Po ashtu, KMShK ka miratuar ankesën e Leutrim Sahitit kundër Jepize.com, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i kodit.

Ankesa e Dren Pacës kundër Insajderi.org për shkrimin “Shteti bën raport për ish avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta me vlera të mëdha të pronave” është hedhur poshtë, pasi që KMShK nuk ka gjetur prova se media ka shkelur kodin e etikës, përkatësisht Kapitullin II që ka të bëjë me raportimin e të vërtetës.

KMShK ka refuzuar edhe ankesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kundër Insajderi.org për shkrimin “Denoncimi për dallavere në Universitetin e Pejës, zbarkojnë auditorët e MASHT”, duke konstatuar se media nuk ka bërë shkelje të kapitujve II dhe IV të kodit.

Janë refuzuar edhe dy ankesa të Venhar Hanës kundër Insajderi.org për shkrimet “Shteti bën raport për ish-avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta me vlera të mëdha të pronave” dhe “Reagim i avokatit Venhar Hana dhe sqarim i Gazetës Insajderi”, si dhe “Raportimi i Insajderit: AKP kërkon hetim të plot për pronën që dyshohet se e tjetërsoi avokati Venhar Hana”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të kodit.

KMSHK e ka refuzuar edhe ankesën e Hyrije Ramës kundër Nacionale.com lidhur me raportimin me titull “Pacienti bleu vetë kabllon elektrike për dializë, kryeinfermierja: E ka ble për shpirt t’vetin”.

Ankesa e Ganimete Qeriqit kundër Radiokosovaelire.com për shkrimin “Ahmet Qeriqi: Disa mosmarrëveshje me veprimtarët e Degës së SHHB Nëna Terezë në Shalë” është shpallur e paafatshme.

Ankesa e Taulant Hodaj dhe Hodaj&Partners Sh.P.K. kundër Albanianpost.com për shkrimet “Agim Ademi ia ndau sekretarit të vet 56 mijë euro” dhe “Ekskluzive: Agim Ademi i paguan të gjithë”, si dhe ankesa e Medi Premium Sh.P.K. kundër Jepize.com dhe Veriu.info lidhur me shkrimin “Ankohet punëtori i ndërtimtarisë që është edhe kryefamiljar: Punova tek “Medi Premium”, në fund të muajit nuk më pagoi” janë shtyrë për shqyrtim në mbledhjen e radhës.

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

TAGGED: #KMShK, #Media
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e imigrantëve

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Një burrë vret me thikë prindërit në Çaçak
Biznesmeni Potanin dhe zëvendëskryeministri Belousov ranë nën sanksionet e SHBA
Simeone: Ndaj Dortmund të luajmë siç po luajmë në La Liga
Sauditët tregojnë planin e ri për Mekën: Kulla gjigante do të ndërtohen rreth Qabesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?