By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuciq ende nuk deklarohet për aktivitetet e të dërguarve të tij në Bjellorusi! BE ka filluar të humb durimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vuciq ende nuk deklarohet për aktivitetet e të dërguarve të tij në Bjellorusi! BE ka filluar të humb durimin
Opinion

Vuciq ende nuk deklarohet për aktivitetet e të dërguarve të tij në Bjellorusi! BE ka filluar të humb durimin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 3:27 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Pas ekskursioneve ne Rusi, zevendeskryeministri serb Aleksander Vulin i ngarkuar per marredhenie me Rusine, keto dite ka qendruar ne Bjellorusi ku u takua me fiigura te sherbimit te sigurise.  Kjo jave mund te quhet java ruse e Serbise, ne nje moment kur BE prezantoi raportin e saj per Serbi, thekson Kosovatimes.

Shefi i diplomacisë së BE Josep Borell ka paralajmëruar Serbinë se anëtarësimi i saj  mund të jetë i diskutueshëm nëse vazhdon ti shmanget sanksioneve kundër Rusisë. Ky ka qenë paralajmërimi i parë i drejtpërdrejtë ndryshe nga herët e kaluara kur ipej si një rekomandim.

Presidenti i Serbisë Aleksanër Vuciq ka thënë se nuk ka askush që e ndal në rrugën drejt BE. Por, në Bruksel nuk shihet me sy të mirë disa veprime të politik bërjes në Beograd. Kjo ka të bëjë sidomos me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin në samitin e BRICS.  Veq kësaj brenda një jave në prag të raportit të BE për Serbi, politik bërja zyrtare e Serbisë është kthyer tërësisht nga aleatë lindor përmes të dërguarve nga resorët qeveritarë, por edhe në shënimin e Çlirimit të Beogradit në luftën e dytë botërore, tryezave shkencore  si dhe përmes sondazheve në muajin maj lidhur me aleatët por të cilat janë publikuar gjatë kësaj jave. Qëllimi është i qartë të mbaje masën kritike ndaj integrimeve evropiane.

Kështu në një një sondazh në maj të këtij viti, sipas një ankete ne pyetjen adresuar qytetarëve nëse BRICS, i udhëhequr nga Rusia dhe Kina, mund të jetë mbështetja e jashtme e Serbisë në vend të BE-së. 46,6 për qind e tyre janë përgjigjur po, 23,5 për qind kanë thënë jo, dhe rreth 30 për qind janë të pavendosur.

Promovimin medial të BRICS , javën e kaluar e ka përcjellë oferta kulturore teatrale për fundjavën.  Kështu  Teatri kombëtar kishte për dy nete radhazi  mysafir regjisorin e njohur rus Nikita Mihailkov, njërin nga më të merituarit për ngritjen e kultit të personalitetit të Vladimir Putin. Me këtë rast, ai nuk u kthye duar bosh nga Beogradi.  Patriarku serb Porfirije në Skenën e Madhe të Teatrit Kombëtar në Beograd, i dorëzoi Urdhrin e Shën Savës, shkallës së parë, z. Nikita Mikhalkov, regjisor dhe aktor i njohur, Artist i Popullit i Federatës Ruse.

Të njëjtën kohë në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit të grupit mediatik “Rusia e Veriut” u mbajt një tryezë e rrumbullakët për situatën në Ballkan në realitetin e ri gjeopolitik, gjatë së cilës u prezantua monografia kolektive per vitin 1999.Në tryezën e rrumbullakët me titull “Ballkani: Situata gjeopolitike dhe faktori BRICS” morën pjesë kreu i Rossotrudnichestva Yevgeny Primakov , si dhe autorët e monografisë: kreu i departamentit për studimet e Detit të Zi-Mesdheut të Institutit për Evropën e Akademia Ruse e Shkencave (RAN) Katarina Entina , bashkëpunëtore e lartë kërkimore e departamentit të historisë së Evropës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore të Institutit të Studimeve Sllave të Akademisë së Shkencave Ruse Nikita Bondarev dhe zëvendësdrejtoreshë e Institutit Ekonomik të Akademisë Ruse i Shkencave për punë shkencore Mikhail Lobanov .  

Një ditë më vonë zëvendëskryeminisri serb Vulin morri pjesë në Konferencën ndërkombëtare për sigurinë Evroaziatike  ku u takua me Mitropolitin Veniamin, Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme dhe kreun e KGB-së.

Vulin shprehu mirënjohjen e tij për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që populli bjellorus tregon ndaj Serbisë dhe popullit serb, veçanërisht për Kosovën.   Mitropoliti Veniamin falënderoi Kishën Ortodokse Serbe, peshkopët dhe murgjit për ndihmën dhe mbështetjen që i dhanë Manastirit rus të Shën Panteleimonit në Malin Athos pas vendimit të Patriarkanës së Kostandinopojës për njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës.Vulin  ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Bjellorusisë, Ivan Kubrakov.

Në këtë takim u ra dakord për bashkëpunim në fushat e trajnimit të përbashkët të policisë së Serbisë dhe Bjellorusisë, njësive speciale, si dhe trajnime në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit të teknologjisë së lartë.Vulin u takua edhe me ministrin e mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin, duke kujtuar se Bjellorusia është një vend mik dhe se në vitin 1999, gjatë agresionit të NATO-s kundër RFJ-së, Presidenti Lukashenko ishte i vetmi burrë shteti që erdhi në Beograd për të mbështetur popullin serb.

Ndërkohë që Vulin zhvillonte këto takime, Drejtori i Zyrës për Kosovë të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në krahinë dhe rezultatet e bisedimeve të fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat u mbajtën javën e kaluar në Bruksel.

Kurse ambasadori rusë në BH Igor Kalabuhov në një publikim në mediet e BH, vlerësoi lart qëndrimin e Presidentit të Srpska për lidhjet me Rusinë. “Ne mirëpresim dhe mbështesim bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë midis Republikës së Srpska dhe rajonit që u bë mikpritës i samitit – Republika e Tatarstanit, një nga rajonet më të zhvilluara dhe inovative të vendit tonë”, tha ai.

Nisur nga këto zhvillime që nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga diplomacia evropiane, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, në një konferencë shtypi, pasi Kolegji i Komisionarëve miratoi Paketën e Zgjerimit për vitin 2024, bëri të qartë në mënyrë të drejtpërdrejtë se Serbia nuk mund të jetë anëtar i BE-së dhe të mbajë marrëdhënie me Rusinë./Kosovatimes

You Might Also Like

Kuvendarët manipulant po mundohen të fusin gjithçka në shishe!

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)

A po i imponohet Kosovës Qeveria e Shpëtimit Kombëtar si formulë e vetme e daljes nga bllokada pas zgjedhore

️Strategjia hibride e Serbisë

Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Figura të rëndësishme në LDK kërkojnë rinumërim të plotë votave

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
Khamenei paralajmëron për shtypje të mëtejme të protestave në Iran
Ministrat izraelitë uruan Donald Trump për fitoren e tij: “Zoti e bekoftë Izraelin dhe Amerikën”
Neymar: Vinicius Jr e meriton “Topin e Artë”
Chelsea mposht Brentford-in, dy pikë larg kreut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?