By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi
Rajon / Botë

Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 9:00 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasysh faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë gjuhë.

Këtë ndryshim të statusit të gjuhës serbe analistët e shohin si një kërkesë politike që ka për qëllim polarizimin e skajshëm të shoqërisë malazeze.

Ngritja e kësaj çështjeje, sipas analistit dhe gjuhëtarit Haxhi Shabani ka pretendime ndaj pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi.

“Duke pasur parasysh ngjashmëritë e shumta të gjuhëve që përdoren në Malin e Zi, gjuha serbe dhe gjuha malazeze realisht nuk kanë ndryshime thelbësore, prandaj mund të themi se serbishtja është një gjuhë që faktikisht është në përdorim zyrtar prandaj kërkesa është një çështje që ngritet për të pasur pretendime të tjera. Ato pretendime mund të jenë shumë më afatgjate dhe më të dëmshme për funksionimin e shtetit të Malit të Zi,” thotë zoti Shabani.

Edhe analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq tha se këto kërkesa janë lojëra politike me qëllim të ruajtjes së elektoratit.

“Këto janë disa lojëra të partive politike për ta ruajtur elektoratin e vet pasi kjo çështje nuk paraqet asnjë interes për qytetarët e Malit të Zi,” tha Pepiq.

Zoti Pepiq, vuri në dukje se në këtë kuadër nuk kemi asgjë të re përveç ndarjeve edhe më të thella ndëretnike në vend dhe se partitë politike po luajnë me ndasitë e identitetit gjuhësor për tu forcuar në skenën politike në Malin e Zi.

Analisti Nikollë Berishaj vë në dukje se marrja me çështjet gjuhësore sinjalizon për krizën e identitetit që mbretëron në Malin e Zi.

Në regjistrimin e popullsisë, sipas gjuhëtarit Haxhi Shabani janë vërejtur disa dukuri të pakuptimta që janë pasojë e politikave diskriminuese.

“Në këto regjistrime ka edhe disa absurditete, si për shembull më shumë ka malazezë se sa ka folës që gjuhë amtare kanë gjuhën malazeze. Kjo ndodh edhe me shqiptarët: më shumë ka folës të gjuhës shqipe se sa ka shqiptarë. Këto janë pasoja të politikës diskriminuese,” tha analisti Shabani.

Edhe pse gjuha serbe, sipas analistëve, është e përcaktuar në Kushtetutë si “gjuhë në përdorim zyrtar”,së bashku me gjuhët tjera që fliten në vend, kjo kërkesë e partive pro-serbe ka për qëllim dobësimin e shtetit qytetar dhe imponimin e politikës së identitetit etnik gjë që, sipas tyre, shkakton ndarje dhe fërkime të ashpra në shoqërinë malazeze.

You Might Also Like

Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë

Zjarr në një fabrikë në Trikala: Katër punëtorë të vdekur

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

WSJ: Zëvendësi i Xi Jinping akuzohet për rrjedhje informacioni në lidhje me programin bërthamor të Kinës në SHBA

Dronët ukrainasë goditën një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit

TAGGED: #Gjuha serbe, #Mali i Zi
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

25-vjetorit të çlirimit, parakojnë FSK dhe Policia e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 12, 2024
Sveçla: Kryetarët e rinj s’do të kenë probleme
VIDEO Ukrainasit po gjuajnë automjetet që Kim i dërgoi Putinit
Më shumë se 100,000 njerëz hoqën dorë nga pasaportat e tyre të BiH në 25 vjet
Kurti: Po punojmë që t’i afrojmë shtetet mosnjohëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?