By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Ballina 1Lajme

Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/11/03 at 10:07 PM
Kosova Times Published November 3, 2024
Share
SHARE

Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin tjetër. Në projektligjin për ndarjet buxhetore, që tashmë pret miratimin në Kuvend, në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, investimet kryesore përfshijnë ndërtimin e zonave ekonomike, infrastrukturën rrugore dhe ndërtime të reja për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

Janë ndarë mjete për blerje të automjeteve të blinduara dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës. Për Këshillin e Sigurisë, Qeveria ka planifikuar 1.5 milion euro për krijimin e hapësirave mbështetëse, ndërsa Ministria e Arsimit do të investojë në çerdhe dhe shkolla. Po ashtu disa miliona do të shpenzohen edhe në blerje të ambasadave nëpër botë.

Projektbuxheti për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, tanimë është në dorën e deputetëve të Kuvendit për miratim, për çka kanë afat deri në fund të vitit.

Sipas këtij projektligji, Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës, për vitin 2025 ka paraparë që të furnizohet me skaner Xrey në vlerë prej 70 mijë euro.

Zyra e kryeministrit në planifikimin buxhetor ka listuar vetëm një blerje. Bëhet fjalë për pajisje të teknologjisë informative, për çka planifikojnë t’i shpenzojnë 50 mijë euro nga buxheti i ndarë. Ndërsa do të përkrah një projekt prej 1.5  milionë euro për Këshilli i Sigurisë i Kosovës, që sipas projektligjit për vitin 2025 do të shpenzohen për krijimin e hapësirës për strukturat mbështetëse, raporton RTK.

Në vitin e ardhshëm, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka paraparë që për ndërtimin e zonave ekonomike nëpër Kosovë të shpenzojë mbi 7.7 milionë euro.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka planifikuar që për ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimeve në rrugët nacionale dhe regjionale të shpenzojë 1 milion euro nga buxheti  i saj.

Për rehabilitimin e rrugëve, kjo ministri ka paraparë që do të shpenzojë 66 milionë e 150 mijë euro (66,150,016), për projektet e bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale 50 milionë e 198 mijë euro (50,198,940) dhe për ndërtimin e rrugëve të reja rreth 28 milionë e 708 mijë euro (28,708,337).

Tutje, ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sipas projektligjit ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të vendit.

Ndërtime të objekteve të reja ka planifikuar Ministria e Shëndetësisë. Kështu për vitin 2025, sipas planifikimit buxhetor, pritet ndërtimi i një QKMF-je në Ferizaj në vlerë prej 950 mijë euro, një tjetër në Istog mbi 650 mijë euro (652,639), një QKMF në Drenas 980 mijë euro, në Shtime 300 mijë euro dhe ndërtimi i QKMF-së së re në Fushë Kosovë që është paraparë të kushtoj 700 mijë euro.

Në projektet kapitale të nivelit qendror është renditur edhe ndërtimi i objektit të spitalit në Ferizaj për çka nga buxheti do të ndahen mbi 6.7 milionë euro (6,726,000).

Vitin e ardhshëm, Ministria e Arsimit ka planifikuar ndërtimin e çerdheve në Fushë-Kosovë, Malishevë, ndërsa ka planifikuar ndërtimin e çerdheve modulare në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren, Gjakovë. Ministri ka planifikuar buxhet për shkollat në vlerë prej rreth 35 milionë euro (34,967,054 ).

Blerje për Policinë e Kosovës i ka listuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas projektligjit për buxhet, 3.7 milionë euro do të shpenzohen për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta, 2.8 milionë euro për armë dhe pajisje special për policinë, 800 mijë euro për pajisje dhe armë për kontroll dhe siguri kufitare, 3 milionë e 450 mijë euro për automjete transporti dhe mbi 3.7 milionë euro për pajisje policore logjistike.

Kosova planifikon që vitin e ardhshëm të blej ambasada nëpër shtetet e jashtme. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndarë mbi 10.2 milionë euro (10,255,000).

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

TAGGED: #Buxheti 2025
Kosova Times November 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes

Kosova Times Kosova Times October 6, 2025
Nisja e parë në hapësirë ​​nga Britania e Madhe përfundon me dështim
Vikendi me diell dhe kushte ideale për mbjellje
Zvonko Veselinoviq është fotografuar në tubimin e Vuçiqit pranë Kuvendit
Kina mbështeti Ekuadorin në luftën e bananeve me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?