By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, Silvana Subashi sipërmarrësja që ndërton të ardhmen mes ullinjve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shqipëri, Silvana Subashi sipërmarrësja që ndërton të ardhmen mes ullinjve
Ballina 2Bujqësi

Shqipëri, Silvana Subashi sipërmarrësja që ndërton të ardhmen mes ullinjve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/03 at 8:20 PM
Kosova Times Published November 3, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit kultivimi i pemëve të ullirit është rritur ndjeshëm duke sjellë dhe angazhimin e më shumë grave në këtë fushë. Silvana Subashi është njëra prej e tyre, e cila i është përkushtuar prej dy dekadash prodhimit të vajit të ullirit, si dhe administrimit të disa ullishteve në periferi të Tiranës. Në një rrëfim për Zërin e Amerikës, ajo veçon disa momente të rrugëtimit të saj, që lidhen me pasionin vështirësitë dhe trashëgiminë.

Në zonën e Marikajt në periferi të Tiranës, pjesa më e madhe e kodrinave janë në pushtetin e ullishteve. Mijëra rrënjë ullinj më një moshë që arrin deri në 2500 vjet, krijojnë atë kurorën e gjelbër që në këtë kohë ka zinxhirin e vet të prodhimit, që fillon me vjeljen e ullirit dhe mbaron me prodhimin e vajit të ullirit.

Silvana Subashi sipërmarrëse e përpunimit të ullirit për vaj, ka zgjedhur prej 20 vitesh, pas kthimit nga emigracioni në Itali, t’ia kushtojë jetën pemës së shenjtë siç e quan ajo atë të ullirit. Ka disa arsye përse ajo konsideron të tillë.

“Perandorët kurorëzoheshin me degët e ullirit, është pema që ka fuqinë më të madhe, nuk vdes kurrë vetëm nëse janë temperaturat -10 apo -15 gradë për javë të tëra, nëse i bie zjarri apo nëse rrëshqet dheu. Këto lloj pemësh ushqejnë për shekuj e shekuj breza me radhë”- tregon Silvana Subashi, sipërmarrëse e përpunimit të ullirit për vaj.

E arsimuar në degën financës Silvana për shumë vite i pasuroi dijet e saj në fushën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit, përmes trajnimeve të ndryshme.

Në një hapësirë prej 2 mijë rrënjë ullinjsh, trashëgimi e të parëve të familjes Silvana ka ngritur një sistem të ekuilibruar për ruajtjen e biodiversitetit dhe të prodhimtarisë së ullirit. Ka shumë paqe këtu nën ullinj për të cilën ajo tregon gjithë kohën.

“E thënë nga unë ndoshta nuk do të besohet, por ulliri të merr me vete praktikisht. Ti vjen këtu dhe mrekullohesh, shikon detin, oksigjeni këtu është shumë i lartë, ndjen një lloj qetësie. Pema e ullirit nuk është vetëm për kokrrat, është fole për shumë pjesë të florës dhe faunës. Ka aroma të jashtëzakonshme që vijnë nga bimë të ndryshme. Për shembull ka pasur turistë që kanë ardhur dhe kanë thënë: “ Të lutem më lër të flas me ullirin”. Janë pemë shumë të vjetra. Ata e dinë se çfarë do të thotë të qëndrojë ajo pemë 500-600 vjet atje, kanë një lloj ndjesie”- vijon Silvana.

Turistë nga vende të ndryshme ndjekin disa procese që nga vjelja e ullinjve deri te prodhimi i vajit në fabrikën që administrohet nga familja e Silvanës. Ky interes i turistëve ka ardhur në rritje pas një pune studimore shkencore që është kryer, bazuar në një ullishte me 60 rrënjë ullinj 500 vjeç. Silvana ishte pjesë e këtij studimi pas të cilit kjo ullishte u listua në google në listën e ullishteve të vjetra të botës.

“Kjo quhet ullishtja e Skënderbeut, të gjitha pemët janë rreth 500 vjeçe. U bë një studim mes Universitetit Bujqësor të Tiranës, atij të Barit, edhe një shoqate nga Mali i Zi. U morën në studim 3 fshatra në gjithë Shqipërinë, ndër to ishte edhe pjesa e Marikajt. U bë studimi si për pjesën e ullishtes ashtu edhe për bimësinë poshtë, dhe dolën 27 bimë për metër katror. Kjo është shumë e rëndësishme për sa i përket biodiversitetit, sepse tregon që biodiversiteti në këtë zone është i ruajtur tej mase shumë”- tregon ajo.

Një prej momenteve që ngjall interes lidhet me moshën e ullirit, si përcaktohet ajo, nga kush dhe mbi cilat kritere. Dhe këtë informacion ajo e ndan me Zërin e Amerikës, në një pemë ulliri që mendohet se është mbi 1 mijë e 500-vjeç.

“Janë profesorë të ndryshëm që kanë ardhur e kanë vizituar. Pjesa e ullirit për t’i matur moshën ka 3 komponentë. Është perimetri i rrënjës, indeksi i rritjes i cili është i ndryshëm në varietete të ndryshme, si dhe analiza e karbonit që merret te dega më e vjetër. Dega më e vjetër është ajo që ka diametrin më të madh”- thotë Silvana Subashi.

Ulliri është një pemë, që rigjenerohet vetë, dhe është e aftë, t”i japë jetë vetes, siç tregon Silvana.

“Pjesët e vdekura të degëve mbulohen me pjesë të re nga sipër, pra vetërigjenerohet. Prandaj tek ulliri rritet pjesa e diametrit, dhe krijon gjithmonë gropa” – tregon Zonja Subashi.

Në Shqipëri prej më shumë se një dekadë e gjysmë autoritetet i kanë kushtuar vëmendje kultivimit të pemëve të ullirit dhe nga 6 milionë rrënjë ullinj në vitin 2010 sot numërohen rreth 11 milionë, që arrijnë të prodhojnë përafërsisht 117 mijë ton ullinj dhe afro 28 mijë ton vaj.

Shqipëria i plotëson nevojat e saj për vaj ulliri, madje dhe arrin të eksportojë. Por Silvana mendon se në një treg ku ka konkurrencë të fortë me vende si Spanja apo Italia, Shqipëria mund të të jetë konkurruese me tipologjinë e vajrave.

“Unë mendoj që pjesa e eksportit është një hap i dytë për Shqipërinë, ne kemi shumë të nevojshme njohjen e produktit shqiptar Made in Albania, pse një i huaj do të blejë vaj shqiptar. Certifikimi i pemëve të vjetra, pjesa e turizmit në ullishte, do na e rrisë shumë promovimin. Nëse një turist vjen blen produktet në Shqipëri, ndër to dhe vajin e ullirit, ai do të jetë një lajmës jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin ku shkon, duke u thënë të tjerëve që Shqipëria kishte ullinj apo vaj ulliri ”-argumenton ajo.

Një pjesë e rëndësishme e punës së Silvanës lidhet me prodhimin e vajit të ullirit. Në këto ambiente në sezonin e ullirit, përpunohen rreth 400 kv ullinj në ditë, shumica e fermerëve të zonës. Ka disa procese prej nga duhet të kalojnë grumbujt e ullinjve, derisa të kthehen në vaj.

“Faza e parë është faza e hedhjes te gropa e ullinjve, është procesi i larjes pastaj është procesi i dytë shtypja e ullinjve, më pas impastimi, centrifugimi horizontal ku bëhet ndarja e vajit me pjesën e pulpës dhe pjesa e fundit është ndarja e vajit nga pjesa e likuideve të tjera”- tregon Zonja Subashi.

Natyra është treguar shumë bujare me këtë zonë, por njerëz si Silvana, e kanë bërë atë të qëndrojë e paprekur prej qindrash vitesh. Ajo sheh në gjithë këtë trashëgimi, jo vetëm një jetë që vjen nga shekujt, por dhe fuqi dhe forcë për ta çuar atë përpara edhe pse ndonjëherë në kufijtë e të pamundurës.

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie

Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare

TAGGED: #Silvana Subashi, #Ullinj
Kosova Times November 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si mund t’i ndihmojë Gazës ndihma e ShBA-së dhe pse operacioni është i komplikuar?

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”
Hristo Grozev i bën thirrje Perëndimit që të tërheqë gazetarët nga Rusia
Nis për herë të parë në Kosovë aplikimi i radioterapisë stereotaktike
Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?