“Në analizat e kryera të dielën, më 3 nëntor 2024, nivelet e manganit në ujë shfaqin vlera që variojnë nga 0.151 mg/l në Lagjen Qëndresa deri në 0.467 mg/l në Rrugën Hyzri Talla, Kodra e Diellit, tejkalueshmëri e kufirit të sigurt për ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka konfirmuar se, bazuar në rezultatet aktuale, uji në zonën e furnizuar nga Liqeni i Badovcit (PR 03) nuk mund të përdoret për pije.

“Instituti do të vazhdojë monitorimin e rregullt të situatës në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal për të siguruar informimin e vazhdueshëm të popullatës”, theksohet në njoftim.