By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë
August 25, 2025
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kultivuesit e gështenjës të dëshpëruar me rendimentet e sivjetme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kultivuesit e gështenjës të dëshpëruar me rendimentet e sivjetme
Uncategorized

Kultivuesit e gështenjës të dëshpëruar me rendimentet e sivjetme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 10:51 AM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

E në rajonin e Dukagjinit po përfundon vjelja e gështenjës. Por, banorët e kësaj ane thonë se sivjet ka pasur pak gështenja. Si arsye kryesore ata e shohin thatësinë e madhe gjatë kësaj vere, por edhe sëmundjet që po i atakon çdo vit e më shumë.

Hysen Bajrami nga Molliqi i Gjakovës nuk mban mend një prodhim kaq të ulët të gështenjës se sa këtë vit.

Arsyeja kryesore sipas tij është thatësia e madhe gjatë kësaj vere por edhe sëmundja që po i atakon çdo vit e më shumë.

“Unë kështu se mbaj mend për këto vite të mia. Vetëm igballi që ra tash ky shi se asnjë nuk ish bë. Këtu i mbushke, kuq u bëke toka kur u bënin tash jo, ma sivjet hiq, hiq. Sidomos, ja, kjo gështenja që është mas shpine sa grushti i bëke këtyre viteve, tash si kanë mbet sa grima. Bash me e pas ndonjë krejt të vogla i ka pas nga thatësia”, tha Hysen Bajrami nga Molliqi.

Edhe Asllan Demiri nga Morina shprehet i pakënaqur me sasinë e prodhimit të gështenjës por jo me cilësinë e saj. Mungesa e lagështisë ka bërë që sasia e gështenjave të vjela të jetë shumë e vogël thotë ai.

“Ka qenë shumë thatë. Do të thotë sipas statistikave që i kemi përcjellë afër 90 ditë nuk ka ra shi e gështenja don lagështi. Shkaktar është edhe një far lloj dergje edhe ajo i ka ndihmua edhe ma shumë, kështu që rendimenti është shumë i vogël. Unë vjet kësi vakti kam grumbullua tri herë ma shumë se kaq, tash qe sivjet këto, hajde edhe dy herë kaq mund të marr, ma shumë nuk marr. Cilësore janë po shihen të kualitetit të mirë”, thotë Asllan Demiri nga Morini.

Po ashtu, mungesa e pikave grumbulluese për gështenjën është një tjetër shqetësim për fermerët, thonë ekspertët e agronomisë.

“Ajo çka mungon këtu janë pikat grumbulluese në mënyrë të organizuar, kështu që si institucione mendoj që në të ardhmen t’i kushtohet kujdes t’i kemi së paku dy pika grumbulluese dhe të gjitha prodhimet që mblidhen nga fermerët të jetë një pikë grumbulluese ku dorëzohet, pastaj ato të shiten me shumicë në tregjet rajonale dhe ato evropiane”, thotë Bajram Çeku, agronom.

Viteve të fundit institucionet vendore kanë ndërmarrë hapa konkret për të mbështetur kultivimin e gështenjës, përkatësisht ngritjen e plantacioneve të reja. Këtë e konfirmoi këto ditë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në ditën e gështenjës të organizuar nga komuna e Junikut. Ai ka treguar se gjatë mandatit të tij, për herë të parë gështenja është përfshirë në skemat mbështetëse të ministrisë me subvencione dhe grante, për të fuqizuar këtë sektor të rëndësishëm ekonomik në Rrafshin e Dukagjinit.

You Might Also Like

Sekuestrohen armë dhe shqiptohen mbi 4 mijë gjoba në Prishtinë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 146 të burgosur, Zelensky falënderon Emiratet

Çipa i tronditur nga lajmi per Zhejin: U prehsh në paqe mik!

Diamante në luftën kundër kancerit: Prezantohet teknologji e re për monitorimin e metastazave

Kremlini nis fushatën e re propagandistike në të gjithë Evropën

TAGGED: #Deçan, #Gështënja
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ emëroi Patrushevin si organizatorin e vrasjes së Prigozhin

Kosova Times Kosova Times December 22, 2023
Benzema refuzon të marrë pjesë në finalen e nesërme
Spanjë-Francë, slloveni Slavko Vincic ndanë drejtësinë
Durmishi: Nga 57 milionë në mirëmbajtje, kemi zbritur në 30 milionë euro
Rutte thotë se zgjedhjet në Kosovë nuk duhet të çojnë në destabilizim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?