By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ministri Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
Bujqësi

Ministri Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 4:56 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Teknologjia dhe digjitalizimi janë rruga që do t’i fuqizojnë fermerët, duke i bërë ata më konkurrues dhe produktivë. Gjatë mandatit tim, kam prioritarizuar projektet që nxisin rritjen e konkurrencës së sektorit agroushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit në fermë, duke përputhur përpjekjet tona me Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.

Kështu ka vlerësuar sot, Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci në punëtorinë fillestare për Programin e Bujqësisë Digjitale dhe Planin e Veprimit në Kosovë.

Ky program sipas tij do të sigurojë një qasje sistematike dhe të informuar për integrimin e mjeteve digjitale në të gjithë zinxhirin e vlerave bujqësore.

“Programi do të ndikojë edhe në përmirësimin e efikasitetit të burimeve, forcimin e ekonomive rurale dhe ndërtimin e kapaciteteve të fermerëve për të adoptuar praktika inovative e po ashtu është njëra prej veprimeve ose masave që ka prioritet dhe rëndësi të veçantë. Procesi i digjitalizimit do të thotë lehtësim dhe një hap tutje në rritjen e produktivitetit. Është pjesë e rëndësishme e strategjisë nacionale, pa dyshim se qëllimi është rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, nxitjen e inovacionit, përmirësimin e vendimmarrjes”, ka thënë Ministri Peci.

Ky objektiv, sipas tij do të kontribuojë për vendin që prodhimi të rritet në nivel të eksportit, duke treguar se kanë shënuar rritje për rreth 94 për qind. E krahas kësaj, Peci tregoi se kanë ndërmarrë hapa konkret, dhe si rezultat i mbështetjes përmes granteve ekzistojnë ferma të digjitalizuara. “Andaj, e kam parë të domosdoshme krijimin e mundësive të reja në sektorin e bujqësisë. Ne këtë vit kemi ofruar 70 bursa në Fakultetin e Bujqësisë. E një hap tjetër është investimi në energjinë e ripërtëritshme. Po ashtu, duke rritur përkrahjen institucionale nga fermerët për 300 milionë euro, MBPZhR-ha është institucioni qeveritar që është shpallur si ministria më transparente në vend.”, ka thënë Ministri Peci.

Në anën tjetër, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, ka thënë se Kombet e Bashkuara do të mbështetin digjitalizimin e bujqësisë, me qëllim që Kosova të ketë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. “Sot shënohet hapi i parë sa i përket këtij programi. Ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe OKB është e gatshme të ndihmojë. Duhet të pajisemi me mjete dhe të përqafojnë digjitalizimin”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Programi i Bujqësisë Digjitale dhe Plani i Veprimit do të lehtësojë përafrimin me standardet e BE-së dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike për fermerët, duke e bërë më të lehtë aksesin në mbështetjen e qeverisë përmes platformave digjitale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

TAGGED: #Digjitalizimni, #Faton Peci
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 200 nxënës rrëmbehen nga një shkollë në Nigeri

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Policia konfiskon dy armë zjarri në Klinë
90,000 palestinezë mbërrijnë në xhaminë Al-Aksa për t’u falur, shpërthejnë përleshjet me policinë izraelite
PSD proteston kundër themelimit të Asociacionit
Halimi godet qeverinë: Rritja ekonomike pesë herë e gjysmë më e ulët se inflacioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?