By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian
Lajme

Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 2:58 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi “Raportin për Kosovën 2024” nga Komisioni Evropian.

Raporti i sivjetshëm vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, si dhe identifikon sfida në disa fusha të tjera. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani u shpreh se zgjerimi i BE-së do të kontribuojë jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Më tej, Presidentja Osmani deklaroi se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, një element që është theksuar edhe në raport.

Në takim u diskutuan edhe gjetjet e raportit, të cilat nënvizojnë nevojën për adresimin e mospërputhjeve në fusha të caktuara. Presidentja theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Presidentja potencoi se është shumë me rëndësi që raporti ka ritheksuar nevojën e përsëritjes së procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.

Raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Uran Ismaili në Dardani: Programi ynë bazohet në kërkesat e qytetarëve

Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s

Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike

Nisma zhvilloi në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese konfirmon të drejtën tonë

TAGGED: #Aivo Orav, #Raporti i progresit, #Vjosa Osmani
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët në “18 Qershori”

Kosova Times Kosova Times September 17, 2023
Ukraina kreu një nga sulmet më të mëdha në Moskë, duke lëshuar 32 dronë
Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku u kërkon falje qytetarëve të Pozharanit: Nuk i zuri salla
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?