By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte
November 12, 2025
Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza
November 12, 2025
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
November 12, 2025
Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
November 12, 2025
Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 10:51 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në ShBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare, ku nuk zhvillohen debate televizive mes kandidatëve, ku nuk ka sondazhe të besueshme, as rezultate të pranuara.

Shumë qytetarëve në Tiranë u kanë bërë përshtypje diferencat e vogla në sondazhet e fundit të mbështetjes së publikut amerikan në zgjedhjet presidenciale, ku të dy kandidatët Harris dhe Trump duken shumë pranë fitores, ndërsa gara vazhdoi deri në çastin e fundit.

Studenti i inxhinierisë mekanike, Martis Kenga, thotë për Zërin e Amerikës se rezultatet mund të jenë të ngushta në këto zgjedhje, por ai thekson që kryesorja për Shqipërinë është se edhe kur presidentët në ShBA janë demokratë apo republikanë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin, janë dhe do të jenë të shkëlqyera.

“ShBA-të gjithmonë do të mbeten për ne vendi më i afërt, më mik dhe më i dashur. Kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale, ne do të jemi në rrugën e integrimit europian dhe për këtë do të kemi mbështetjen më të madhe gjithmonë nga Amerika”, tha Martis.

Qytetarët vlerësojnë se zgjedhjet amerikane janë shumë më lart cilësisht në krahasim me ato shqiptare. Ata numërojnë se krejt ndryshe nga ShBA-të, në zgjedhjet e Shqipërisë kandidatët nuk zhvillojnë debate televizive, sondazhet nuk janë të besueshme, rezultatet nuk pranohen, ndërsa humbja cilësohet si pasojë e manipulimeve, dhe të gjitha këto i bëjnë mosbesues zgjedhësit deri në mospjesëmarrje.

Veprimtarja për të drejtat e të rinjve, Esmeralda Nexhipi, studente e vitit të fundit në juridik, thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet amerikane janë për t’u admiruar edhe përsa i përket teknologjisë dhe nxjerrjes së shpejtë të rezultateve të besueshme.

“Konkurrenca këtë radhë ishte shumë e fortë dhe në fund dy kandidatët shtrëngojnë duart. Uroj që edhe ne të ndjekim shembullin e tyre, që të bëjmë zgjedhje paqësore si në ShBA. Zgjedhjet tona janë shumë afër në pranverën e 2025. Pra, le të bëhemi edhe ne si ShBA-të, si miqtë tanë, si mbështetësit tanë kryesorë”, thotë Esmeralda.

Si një profesionist i artdisajnit dhe i komunikimit virtual, Enes Petromilo e cilëson si tejet spektakolare fushatën amerikane nga pikëpamja e imazhit dhe marketingut, me pjesëmarrjen e artistëve të shquar, por po aq e rëndësishme edhe në brendinë e vet sa u takon mesazheve demokratike që dhanë dy kandidatët.

“Sidomos nga pikëpamja e rinisë dy kandidatët për president në ShBA kanë dhënë një mesazh shumë të mirë, që përmes votës mund të bësh ndryshimin në vendin tënd, ndaj duhet të përfshihen gjithmonë në zgjedhje, sepse zëri i tyre ka shumë rëndësi për të ardhmen e vendit”, thotë Enesi për Zërin e Amerikës.

Qytetarët shqiptarë vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane pikërisht ato elementë për të cilat ata kanë më shumë nevojë në Shqipëri: si qasja e kulturuar mes konkurrentëve, respekti reciprok mes tyre, shkëmbimi i pikëpamjeve në ballafaqimet televizive si dhe premtimet e qarta për të ardhmen e vendit.

You Might Also Like

Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte

Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza

Mbi 200 kenianë të rekrutuar për të luftuar për Rusinë, paralajmërojnë zyrtarët

Ukraina e goditur nga një mega-skandal korrupsioni: 7 të dyshuar, 2 të arratisur, ministra nën sulm

Mikheil Saakashvili u transferua nga një klinikë në një burg

TAGGED: #Shqipëria, #Zgjedhjet ShBA
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Kemi prezantuar fakte se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
“SHOTA” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë
Policia shqiptoi mbi 2.400 gjoba trafiku për 24 orë
Ish-i dërguari amerikan kritikon shkurtimin e trupave në Rumani,, paralajmëron për shfrytëzim rus
Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?