By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Syzet e Macron nxitën një trend global: Aksionet e prodhuesit u rritën me 3.5 milionë euro, dhe ja sa kushtuan ato
January 22, 2026
Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë
January 22, 2026
FFK mohon se është dënuar nga UEFA
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Teherani thotë se shtetasi gjermano-iranian s’u ekzekutua, por vdiq në burg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Teherani thotë se shtetasi gjermano-iranian s’u ekzekutua, por vdiq në burg
Rajon / Botë

Teherani thotë se shtetasi gjermano-iranian s’u ekzekutua, por vdiq në burg

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 5:07 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Gjyqësori i Iranit thotë se një shtetas gjermano-iranian, i dënuar me vdekje për akuza për terrorizëm, nuk u ekzekutua, por vdiq në burg.

Mediat shtetërore iraniane raportuan më 28 tetor se Jamshid Sharmahd u ekzekutua, duke e nxitur një fjalosje diplomatike mes Berlinit dhe Teheranit, me Gjermaninë që i mbylli të gjitha tri konsullatat e Iranit në vend.

Megjithatë, Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit, i kundërshtoi raportimet në media dhe tha më 5 nëntor se një komunikatë e gjyqësorit për këtë çështje ishte keqkuptuar, pasi ajo nuk theksonte saktësisht se ekzekutimi ndaj tij ishte kryer.

Nuk janë dhënë hollësi rreth vdekjes së Sharmahd.

“Nuk ka pasur afat kohor për zbatimin e dënimit të Sharmahdit, ai vdiq para se të kryhej dënimi me vdekje”, tha Jahangir.

Sharmahd, 69 vjeç, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist, për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit e akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë, të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Pas raportimeve për ekzekutimin e Sharmahdit, Bashkimi Evropian lëshoi një komunikatë ku e dënoi “fuqishëm” ndëshkimin dhe e akuzoi Iranin se e kishte rrëmbyer “jashtëligjshëm” inxhinierin, duke e mbajtur për vite “në kushte çnjerëzore pa një gjykim të drejtë”.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Iran, #Jamshid Sharmahd
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zbulohen detajet e planit të errët të Putinit: Miliarda për tu bëre ‘President i përjetshëm’

Kosova Times Kosova Times March 17, 2024
Austria e tronditur nga dhunimi ne grup i 12 vjecares. Mes 17 të dyshuarve djemtë Serbë (VIDEO)
Beteja për kombërinë detyrë unike
Makina përplaset me turmën në Liverpool
Heqja e tabelave në veri, Davenport i kërkon qeverisë konsultim me Komisionerin e Gjuhëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?