By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ballkani Perëndimor reagon pas fitores së shpallur nga Trumpi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ballkani Perëndimor reagon pas fitores së shpallur nga Trumpi
Ballina 2Rajon / Botë

Ballkani Perëndimor reagon pas fitores së shpallur nga Trumpi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 12:28 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Liderët politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar ndaj shpalljes së fitores nga republikani Donald Trump, në garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris.

Edhe pse fitorja e Trumpit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ai i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.

Trumpin e ka uruar për fitoren e pretenduar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjithashtu falënderoi presidentin aktual të ShBA-së, Joe Biden, për bashkëpunimin.

“Ishte një nder i vërtetë të punoja krah për krah me presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Pres me kënaqësi privilegjin e madh për të punuar me presidentin e 47-të për të thelluar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe progres të mëtejshëm”, shkroi Rama në X.

Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka planifikuar investime të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi. Në Shqipëri, ai synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në një destinacion luksoz për turistët dhe të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Në administratën e kaluar të Trumpit, Kushner kishte rolin e këshilltarit të lartë të presidentit.

Trumpin e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformën demokratike”, shkroi Mickoski.

Edhe kreu i partisë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka uruar Trumpin dhe ka theksuar rëndëinë e zgjidhjes së “çështjeve të hapura në Evropën juglindore” përmes mbështetjes nga administrata amerikane.

Ndërkohë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se ShBA-ja dhe Mali i Zi janë partnere të palëkundura dhe se janë të angazhuara për përmirësimin e demokracisë, të sigurisë, të stabilitetit dhe të lirisë.

“Si aleatë në NATO, mezi presim bashkëpunim të ngushtë me administratën tuaj për të forcimin e miqësisë sonë dhe thellimin e bashkëpunimit”, tha Millatoviq në X.

I lumtur me fitoren e pretenduar të Trumpit u shpreh kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i cili tha se “më e mira ende nuk ka ardhur për dy vendet tona”.

“Jam i emocionuar nga fakti që 61 për qind e amerikanëve besojnë se ditët më të mira të ShA-së ende nuk kanë ardhur. Ky është sekreti i suksesit të këtij vendi dhe arsyeja pse ai do të fitojë në çdo rrethanë”, tha Spajiq.

Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, gjithashtu dërgoi një mesazh urimi për Trumpin duke thënë se kjo “do të jetë një mundësi për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimin e proceseve demokratike që do të mundësojnë integrimin e suksesshëm të Bosnjë dhe Hercegovinës në një anëtarësi të plotë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.

Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili është në listën e zezë të ShBA-së.

Ai u është drejtuar qytetarëve para pallatit të Republikës Sërpska në Banja Llukë, duke thënë se “kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë, e Amerikës që është për paqen”.

Millorad Dodik dhe ekipi i tij, duke iu drejtuar turmës të mërkurën.

Këtyre urimeve u është bashkuar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili shtoi se “mezi pres bashkëpunimin tonë dhe përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet kroato-amerikane”.

Trumpin e kanë uruar edhe liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë, të cilët kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim mes pasigurive se si mund të ndikojë administrata e re e ShBA-së në zgjidhjen e e mosmarrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “pres me padurim të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia është e angazhuar të punojë me ShBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

TAGGED: #Ballkani Perëndimor, #Donald Trump
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Niset dërgesa e parë e gazit natyror nga Turqia në Bullgari
Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Hill për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Kievit:Serbia po bënë gjëra të mira për Ukrainën
Kultura amerikane për gjuhë angleze për nxënësit e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?