By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK: Vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë
June 4, 2025
OEAK: ZRRE-ja ta ndërpresë procesin e liberalizimit të tregut
June 4, 2025
Çfarë tha Putini në vitin 1999
June 4, 2025
Nis takimi i liderëve me presidenten Osmani
June 4, 2025
Basha për opozitën:Nuk e ngritën dorën asnjëherë, por pagën e majit e morën
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me Donald Trump fitoi Amerika, por do humb bota e në veçanti Kosova e Bosnja!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me Donald Trump fitoi Amerika, por do humb bota e në veçanti Kosova e Bosnja!
Opinion

Me Donald Trump fitoi Amerika, por do humb bota e në veçanti Kosova e Bosnja!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 8:22 AM
Kosova Times Published November 7, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Sociologu Fadil MALOKU

Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik.) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit.a

Sociologu norvegjez Johan Galtung, i cili hyri në historinë e sociologjisë bashkëkohore (është interesant, para eminencave si Anthony Giddens, Imannuel Wallerstein, etj.) si njeriu që parashikoi kolapsimin e BRSS, shumë kohë përpara se sot të parashikonte shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2020. Galtung, gjithnjë i prirur t’identifikojë Amerikën si një perandori, në fillim të viteve 2000, tha se rënia e saj do të fillonte në vitin 2020 dhe më në fund do të pushojë së ekzistuari në vitin 2025. Sipas mendimit të tij, Amerika vuan nga kontradikta midis rritjes ekonomike dhe shpërndarjes së mallrave, nga mospërputhjet financiare dhe sektori real i ekonomisë, si dhe nga problemet e brendshme racore e kulturore. Kur Amerika filloi luftën në Irak në 2003 nën Presidentin George W. Bush, Galtung madje tha që parashikimi i tij duhet të rregullohet dhe se kolapsi i Shteteve të Bashkuara duhet të fillojë në vitin 2020. Në fakt, kolapsi u prolongua me ardhjen e Donald Trump, në mandatin e parë. Por, tani me marrjen e mandatit të dytë, procesi i rënies së perandorisë amerikane (përkundër premtimeve se Amerika do ringritet) sigurisht që do zgjerohet edhe në sytë e publikut mbarë botërorë. Pra, sipas parashikimeve të shkencëtarëve, presidenti i ri nuk do e vonojë, por, përkundrazi do e përshpejtojë rënien e perandorisë. Andaj, data e fillimit të rënies së Amerikës mbetet e njëjtë. Duket se këto deklarata mund të injorohen dhe të mos merren edhe aq seriozisht! Edhe për shkak se gjatë rrjedhës së vitit 2020, Shtetet e Bashkuara u përballen me një krizë tjetër të thellë e serioze që u nxit me pandeminë e coronavirusit dhe me probleme tjera të shumta të sferës ekonomike. Gjithnjë sipas kësaj “dioptrie” e “prognozave” ogurzeza Amerika tashmë veç ishte futur në “orbitën” e kaosit të plotë…. ? Mirëpo, për të dhënë një prognozë të tillë apokaliptike pa dyshim që duhet poseduar si informacione të brendshme ashtu edhe indikatorët e argumente tjera shtesë të që flasin për këtë “kolapsim, të ShBA-ve” që na flet autori norvegjez Johan Galtung. Unë e di një fakt që asnjë civilizim në gjithë historinë e qenësimit të vet (e që për Samuel Huntigtonin ishin gjithsejtë diku 27 sish, e prej të cilave vetëm 9 i mbijetuan apokalipsit social, politik, ekonomik, ushtarak, e kulturor), nuk ka qenë i përjetshëm. Që të gjitha civilizimet e kaluara pothuajse, kush më pak e kush më shumë e kanë pasur “afatin e tyre të skadencës”…Filozofia e historisë, s’ bashku me historinë e filozofisë, disponon mjaft dëshmi e argumente për këtë proces të pa evitueshëm.  Tani, shto këtij konstatimi sociologjik edhe përvojën historike të civilizimeve, tē cilat prej kohës së Ibën Haldunit e deri më sot, janë ngritur e imponuar në mënyrë meteorike, ndërkaq, kanë rënë ngadalë e ngadalë… sa që fare nuk janë hetuar e kuptuar pothuajse as drithërimet e fundit të tyre! E tillë ishte përvoja romake, ajo bizantine, ajo otomane, angleze, spanjolle, amerikane…! Por, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të qëndrojnë shumë më shumë në skenën globale si lidership i vetëm edhe për një kohë, nga që mendojnë disa. Në fund të fundit, edhe nxitja e ish trazirave (sulmi i trumpistëve mbi Capitol Hill) ka shumë indikacione që nuk ishte më e lartë se ato të mëhershmet të vitit 1920 apo të vitit 1960, kur ndodhi një kërcënim i fortë për ta destabilizuar sigurinë kombëtare dhe demokracinë amerikane. Për mendimin dhe gjykimin tim gjithë ata që do i gëzoheshin një kolapsimi të shpejtë i SHBA-be, do zhgënjehen. Mirëpo, ky konstatim nuk nënkupton se ky proces i ngecjes apo fillimit të rënies së arkitekturës së ngritur dhe të identifikuar si BE-ne, nuk do të ndodh. Ngase për këtë konstatim ka ca argumente e indikacione pozitiviste.  Le të përkujtojmë këtu ca nga premtimet elektorale të Trumpit, kur thotë; “Nëse ju doni lirinë, bëhuni krenar për vendin tuaj”; “Nëse doni demokracinë, merrni në dorë sovranitetin tuaj”; “E ardhmja nuk i përket globalistëve, e ardhmja i përket patriotëve”… Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit. Ani pse nuk duhet harruar se Amerika edhe për një kohë përmes NATO-s, si superfuqi globale do të mund t’i kontrolloj pa probleme të theksuara si sigurinë ashtu edhe stabilitetin e rajoneve të lartcekura. Kosovën dhe Bosnjën, me siguri e presin ditë të vështira edhe për shkakun se kjo administratë, do i rikthehet herdo kurdo Projektit (të lënë në gjysmë në mandatin e parë) të ndarjes (jo të këmbimit të territoreve) së veriut të veriut të Kosovës (ku kjo pjesë me pasuritë nëntokësore sipas BB ka vleftën sa tri Shqipëri!) me Serbinë. Ndërkaq, Republika Serbe do ndahet nga Bosnja e tanishme. Me që rast do realizohet ëndrra për Serbinë e madhe…  Kur është në pyetje Evropa, thënë më ndryshe, tash e tutje rreziku për një de evropianizim (lexo; një kaos politik e ekonomik) të Amerikës mund të vij shumë më shpejt, se që mendon dikush. Tek e fundit këtë mesazh me ambiguitet të theksuar e ka paralajmëruar edhe vetë Trumpi… gjatë fushatës së tij elektorale. Ku ka theksuar në vazhdimësi se shumë më shumë do i jap prioritet “interesave amerikane” se sa atyre evropiane. Në kë kontekst duhet shikuar dhe kuptuar “pagjumësinë” dhe ethet e neurozën e shumë kancelarive Evropiane e Ballkanike (veço këtu Serbinë, që ka ca kalkulime tjera!) në netët e kaluara…S ‘këndejmi, themi që Amerika me Donald Trumpin izolacionist, do e ruaj përbrenda jetëgjatësinë e vlerave të saja civilizuese që kulmuan në vitet 50-ta, por, në sferën e politikave të jashtme do e shpejtoj pa asnjë dyshim rënien e ndikimit të saj në planin global.  Themi kështu edhe për shkakun se BRIKS-si (Brazili,Rusia, Kina, Afrika…India, Pakistani, Irani,etj.)një aleancë e re (politike, ushtarake, ekonomike), veç ka hartuar e krijuar Projekte (sistem të ri monetar dhe vleror) për një botë të re bipolare. Ku dominimi absolut i Amerikës, nuk do ta ketë më rolin e “policit” global, por, rolin e një “adrese” dytësore, e për të mos thëne edhe margjinale të proceseve dhe zhvillimeve globale.  Mirëpo, ku e bazoj rënien e ngadalshme të rolit të Amerikes me Trumpin? Ja ca argumente sociologjike që kujtoj se janë të qëndrueshme. S’pari, Amerika me politikat izolacioniste edhe më tej do mbetet si i vetmi vend në botë, i cili është themeluar në kundërshtim të hapur me “principet makiaveliste”…! Ose thënë më ndryshe; Amerika nga baballarët e saj projektua dhe u paramendua si një vend, në të cilin do të sundojnë jo njerëzit, por ligji. S ‘dyti, suksesi dhe sistemi vleror i saj edhe për një kohë relativisht të gjatë do mburret me pesë vlera fondamentale: liria, barazia, individualizmi, populizmi dhe tregu i lirë. S’treti, epërsia e Amerikës ka qenë dhe akoma mbetet mundësi e pashterur e të kërkuarit të vazhdueshëm të asaj që shquhet si konstrukt i kombinimit perfekt të “barazisë së nënkuptuar” dhe “mungesës së barrierave sociale formale”. S ‘katërti, në Amerikë edhe tutje çdo individ do të mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të bëhet ai që dëshiron por, edhe të mbetet ai që dëshiron. E jo çfarë presin prindërit dhe paraardhësit të bëhet. S’ pesti, Amerika ka një aftësi(specifike)magjepse joshëse(!) edhe për shkak se: ajo jo vetëm që është bërë sinonim i një ëndrre… që në fakt s’është vetëm një “formulë retorike për politikanët”, apo një ndonjë iluzion njerëzor i “parajsës tokësore dhe e vetëkënaqësisë”, por, është edhe produkt i një perfeksionimi të pahetueshëm, të padukshëm e mbi të gjitha funksional e praktik në jetën: sociale, politike, ekonomike, ushtarake dhe sidomos atë kulturore. S ‘gjashti, Amerika edhe Trumpin do vazhdoj t’i joshë miliona njerëz nga të gjitha anët e botës! Kjo është, në fakt, “paradoksi më i madh i anti-amerikanizmit”: kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur që për një shtet të flitet aq keq, e aq negativisht, e që në ndërkohë miliona njerëz nga gjithë globi vazhdojnë edhe me kushtin e çmimit të rrezikimit të jetës, të bëhen pjesë e saj. S ‘shtati, Amerika edhe më tej mundohet të mbetet qendër e botës, që e formaton “pamëshirë” stilin dhe ritmin e imazheve tona mbi proceset dhe zhvillimet globale.

You Might Also Like

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!

A eshte kjo gazetari ?!

Rusia akuzon Serbinë për tradhti

Fushata e Serbisë për të paraqitur serbët si pasardhës të ilirëve

TAGGED: #Fadil Maloku
Kosova Times November 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Borell para takimit Kurti – Vuçiq: Zbatimi i marrëveshjeve, fjala kyçe

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Policia: Situata në veri është stabile dhe e menaxhueshme
Ish-kreu i vetë sigurimit të Komitetit Hetimor është gjetur i vdekur
Si mund të arrihet deri te dorëzimi i Radoiçiqit?
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut liron nga detyra kryeshefin Nagip Krasniqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?