By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
Ballina 2Rajon / Botë

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 6:39 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.

Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij.

Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.

Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.

“Tani, kur situata në arenën e operacioneve ushtarake nuk është në favor të regjimit të Kievit, Perëndimi përballet me një zgjedhje – ta vazhdojë financimin e tij dhe shkatërrimin e popullit ukrainas ose t’i pranojë realitetet aktuale dhe t’i fillojë negociatat”, tha Shoigu më 7 nëntor.

Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike.

Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.

“Ka pasur shumë diskutime për nevojën për t’iu dorëzuar Putinit, për të bërë hapa pas, për të bërë disa lëshime. Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasje për të gjithë Evropën”, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor.

Përçarjet në Perëndim ka rrezik të shkojnë në favor të Rusisë.

Duke folur në Budapest më 8 nëntor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e mbështeti Zelenskyn, duke thënë se “duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ky është një sinjal i gabuar që ia dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”.

Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat i Trumpit që gjithashtu është i afërt me Putinin, shprehu diçka pak a shumë të kundërt.

“Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake [për Ukrainën]”, tha Orban. “Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”.

Por, se kjo do të ndodhë ose jo, ende nuk është e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trumpit se lufta duhet të përfundojë dhe kritikave të tij për miliarda dollarët mbështetje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën nën presidentin aktual, Joe Biden.

Përtej treguesve se ai do ta përdorte ndihmën për Ukrainën si mjet presioni për ta sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave, Trumpi nuk ka detajuar se si do të përpiqet t’i ndalë luftimet, kështu që qasja që ai do ta zgjedhë mbetet një variabël thelbësore teksa i afrohet mandati i ri.

Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur ide, disa prej tyre publikisht. Por, në një raport të 6 nëntorit që citonte aleatë anonimë të Trumpit, The Wall Street Journal raportoi se ai “nuk ka miratuar një plan specifik paqeje” ose nuk ka vendosur për një plan për ta ulur Putinin dhe Zelenskyn “në të njëjtën tryezë për të negociuar.” /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

TAGGED: #Donald Trump, #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nënë e dy fëmijëve vdes në Alpe

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
SIPRI: SHBA dhe Rusia kanë rritur numrin e kokave bërthamore të vendosura
Përkujtohen dëshmorët në Smirë dhe Lubishtë të Vitisë
Konjufca mori pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së
Caktohet ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?