By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 1:02 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër pushtimit rus dhe se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin.

Orbani është nikoqir i një samiti dyditor në kryeqytetin hungarez Budapest, ku lufta në Ukrainë do të jetë lartë në agjendë në tubimin e së premtes të liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmë financiare janë elemente të rëndësishme për sigurinë e kontinentit.

Duke folur në radion shtetërore të premten në mëngjes, Orban – i cili është i afërt me Trumpin dhe presidentin rus Vladimir Putin – e përsëriti qëndrimin e kamotshëm se duhet të shpallet armëpushim i menjëhershëm.

Ai parashikoi se Trumpi, i cili i fitoi zgjedhjet në SHBA këtë javë, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Sikur Donald Trump t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, këto dy vjet ankthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Orban.

“Gjendja në vijën e frontit është e qartë, ka ndodhur një disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”, shtoi ai.

Forcat ruse kanë shënuar përparime të vogla rishtazi në lindje të Ukrainës, megjithëse pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur kryesisht stabile për muaj të tërë. Megjithatë, forcat ukrainase janë duke hasur në vështirësi t’i bëjnë ballë ushtrisë ruse, e cila është më e madhe dhe e pajisur më mirë.

Mbështetja nga Perëndimi është tejet vendimtare për Ukrainën për t’u bërë barrë pasojave të luftës. Pasiguria për atë se sa do të zgjasë kjo ndihë u rrit këtë javë, pas fitores së Trumpit në zgjedhje.

Trumpi vazhdimisht e ka kundërshtuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Gjatë takimit të enjten të liderëve evropianë në Budapest, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kundërshtoi pretendimet e Trumpit se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda ditës. Ukraina dhe shumë mbështetës të saj evropianë druajnë se kjo nënkupton marrëveshje paqeje sipas kushteve që i leverdisin Putinit, që përfshijnë heqjen dorë nga territori.

“Nëse do të ndodhte shpejt, do të humbiste Ukraina”, tha Zelensky.

Orbani ka kohë të gjatë që kërkon minojë përkrahjen e BE-së për Kievin dhe në vazhdimësi ka bllokuar, vonuar apo pakësuar përpjekjet e bllokut për ta furnizuar me armë dhe të holla.

Para samitit të premten, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha: “Ne duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim atë, sepse nëse nuk e bëjmë, do të ishte sinjal i gabuar për Putinin, si dhe për disa regjime të tjera autoritare nëpër botë”.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Donald Trump, #Mbështetje ushtarake, #Viktor Orban, Ukraina
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aksidenti me helikopter lë 22 ushtarë amerikanë të plagosur në Siri

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Nura: Mbi 10 milionë euro dëm nga përmbytjet në Skenderaj
Konfirmohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike
Policia raporton për shtatë raste të dhunës në familje
Kuvendi shqyrton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?