By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bie numri i vrasjeve në vend, rritet numri i rasteve të dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bie numri i vrasjeve në vend, rritet numri i rasteve të dhunës në familje
Ballina 1Lajme

Bie numri i vrasjeve në vend, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/09 at 6:18 PM
Kosova Times Published November 9, 2024
Share
SHARE

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar – shtator është shënuar rënie e numrit të vrasjeve në vend. Të dhënat janë bërë publike sot, në raportin e Departamentit të Rendit Publik, ku bëhet e ditur se rënie kanë shënuar edhe aksidentet me lëndime trupore dhe ato me fatalitet.

Në Kosovë gjatë këtij viti është shënuar rënie e numrit të vrasjeve. Kështu thuhet në raportin analitik nëntëmujor të Departamentit të Rendit Publik.  Deri sa vitin e kaluar, policia kishte regjistruar 25 vrasje, gjatë këtij nëntëmujori, në Kosovë kanë ndodhur 14 raste të tilla.

Ajo që bie në sy është numri në rritje i rasteve të dhunës në familje. Nga 1897  raste sa ishin vitin e kaluar, brenda nëntë muajve të këtij viti, numri është rritur në 1981 raste, apo 4 për qind më shumë.

Sipas raportit, ka një rënie të lehtë të veprave tjera, si të rasteve  të lëndimeve të rënda trupore, me -2,4 për qind dhe të lëndimeve të lehta trupore me -0,75 për qind.

Rënie kanë shënuar edhe vjedhjet në shkallën prej -9,9 për qind. Në këtë kuadër më së shumti kanë rënë vjedhjet e rënda, për -23.5 %.  Rënie për -12.3 për qind kanë shënuar edhe grabitjet, theksohet në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Rendit Publik.

Raporti sjell edhe statistikat e aksidenteve në trafik, të cilat thuhet se në përgjithësi kanë shënuar rënie për -2.4%.

Nga raporti duhet veçuar rënien e përqindjes së aksidenteve me lëndime trupore për -0.86% si dhe aksidenteve me fatalitet, me një rënie prej -14.5%.

Sipas raportit nëntëmujor të Departamentit të  Rendit Publik, rritje kanë shënuar gjobat në trafikun rrugor prej 21.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Rritje prej  26.3 %, ndërkaq, janë regjistruar edhe për numrin e armëve të konfiskuara, gjithsej 1186 armë. Në raport theksohet se për të gjitha rastet, policia  çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike në përgjithësi.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga serbët

TAGGED: #Vrasje, Dhunë në familje
Kosova Times November 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Proton Cable Prizreni triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Portugalia publikon listën për ndeshjet e tetorit
Refuzonin të shkonin në vijën e parë, te mobilizuarit i fusin ne bodrum
PARALAJMËRIM NGA KROACIA: Vuçiq po krijon kaos në interes të Putinit
Herzog dekoron Ramën për `miqësinë e pathyeshme me popullin hebre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?