By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka numrat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka numrat
Ballina 1Lajme

Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka numrat

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 8:59 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nisin të hënën shqyrtimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove. E përderisa partitë opozitare kanë shprehur qëndrimin e tyre se nuk do ta votojnë këtë projektligj, partia në pushtet është e sigurt se i ka numrat për miratim.

Sipas planifikimeve të ekzekutivit nga buxheti i vitit të ardhshëm 930 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.

Projeksionet e Qeverisë flasin për implementim të projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësim të rrjetit të transportit, energjisë elektrike, kushteve në arsim e shëndetësi, një pjesë e madhe e projekteve dhe mjeteve do të jetë e bartur nga ky vit.

916.5 milionë euro nga buxheti janë paraparë për paga e shtesa si dhe 535.97 milionë për mallra dhe shërbime.

Vetëm për pagat e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës janë paraparë mbi 3.6 milionë euro, pagat për zyrën e presidentët mbi 1 milionë euro si dhe për kabinetin e kryeministrit Kurti mbi 1 milionë.

Buxheti për nivelin qendror pritet të jetë mbi 2 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa për atë lokal rreth 788 milionë  euro.

Qindra miliona euro janë paraparë edhe për institucionet shëndetësore. Shpenzimet e spitaleve rajonale gjatë 2025-tës kapin vlerën e mbi 54 milionë eurove, këtu përfshihen edhe të hyrat vetanake të tyre si dhe grantet qeveritare.

Për QKUK-në janë paraparë mbi 10 milionë euro, ndërsa për Shërbimet terciare mjekësore, mbi 3 milionë.

Miliona euro janë paraparë edhe për arsim. Mbi 366 mijë euro do të shpenzohen vetëm për trajnimin e mësuesve, ndërsa mbi 452 mijë për arsim profesional. 200 mijë euro do të ndahen për përkrahjen e nxënësve me potencial të jashtëzakonshëm.

Për Minierat e Trepçës shpenzimet me buxhetin e vitit 2025 kapin vlerën e 3 milionë eurove. Ndërsa 7.5 milionë euro janë ndarë për kategorinë e rezervës rrjedhëse.

Qeveria parashikon se rritja ekonomike sivjet do të jetë 4.5 % ndërsa, vitin e ardhshëm, është planifikuar të jetë 5.6%.

You Might Also Like

Osmani takon Radoniqin, flasin për përgatitjet e KQZ-së për balotazh

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Krasniqi: Qeveria në detyrë po tenton të blejë vota

LDK: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë, akt i paprecedent politik

TAGGED: #Buxheti, #Kuvendi i Kosovës
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Donika Gërvalla takohet me homologun nga Kuvajti, biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Kosova Times Kosova Times September 18, 2022
Arrestohet personi që ka shtënë me armë pranë një shkolle në Klinë
IPK nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që e ndryshoi raportin për rastin në Podujevë
Tetë ditë, tetë të shpëtuar mrekullisht
Pse Serbia i frikësohet refuzimit eventual të bisedimeve me Kosovë për planin evropian?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?