By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bletët dhe qentë mund ta zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bletët dhe qentë mund ta zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet
Ballina 2Shëndetësi

Bletët dhe qentë mund ta zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 11:41 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Në laboratorët në të gjitha Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po studiojnë kafshët dhe insektet lidhur me vetitë e tyre për të zbuluar kancerin. Siç njofton korrespondentja e Zëri të Amerikës, Dora Mekouar, hulumtimet e fundit sugjerojnë se bletët dhe qentë mund ta zbulojnë sëmundjen më shpejt sesa pajisjet mjekësore.

Në fillim të këtij viti, studiuesit në Universitetin e Miçiganit zbuluan se bletët me shqisën e tyre të mprehtë të nuhatjes mund të zbulojnë kancerin e mushkërive në frymëmarrjen e pacientit.

“Bota jonë është vizuale. Bota e insekteve bazohet e gjitha tek nuhatja, kështu që aftësia e tyre e nuhatjes është shumë mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Debajit Saha, asistent profesor i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Miçiganit.

Ekipi i tij zbuloi se bletët mund të nuhasin kancerin e mushkërive në frymëmarrjen e një pacienti.

“Hulumtimi ynë tregon se bletët mund të zbulojnë kancerin e mushkërive dhe ndoshta sëmundje të tjera bazuar në erën që mbajnë qelizat”, thotë ai.

Disa bletë u ekspozuan ndaj provave që imitonin frymën e një pacienti me kancer të mushkërive. Në 93% të rasteve bletët mund të dallonin midis frymëmarrjes së një pacienti me kancer dhe frymëmarrjes artificiale të shëndetshme. Bletët gjithashtu mund të dallonin midis llojeve të ndryshme të kancerit të mushkërive.

“Ne mendojmë se diagnostikimi i kancerit përmes frymëmarrjes mund të ndryshojë gjithçka. Arsyeja është se shumë herë ne e zbulojmë kancerin vonë, kur tumori tashmë është rritur”, tregon zoti Saha.

Studiuesit po studiojnë gjithashtu vetitë që ka qeni në zbulimin e hershëm të kancerit. Kafshët janë trajnuar për të njohur aromat specifike të kancerit.

“Shumë kafshë të tjera i kanë gjithashtu shqisat e nuhatjes mjaft të zhvilluara. Por ajo që i bën qentë kaq të mirë është se ata bashkëpunojnë me njerëzit dhe kështu e tregojnë informacionin”, thotë Dr. Cindy Otto, nga Universiteti i Pensilvanisë.

“Qentë duan që të bashkëveprojnë. Ndaj është si një lojë argëtuese për ta. Përdorin trurin e tyre, përdorin hundën për ta zbuluar”, thotë Clara Wilson, nga “Penn Vet Working Dog Center”.

Qentë mund të mendojnë se po luajnë, por studiuesit thonë se ata kanë afëtsi të zbulojnë kancerin më mirë se pajisjet mjekësore.

“Po zbulojmë se këta qen po i kalojnë kompjuterat. Një pjesë e suksesit të tyre është për shkak të aftësisë superiore për të zbuluar molekulat e aromës në krahasim me gjithçka që kemi aktualisht në përdorim”, thotë Amritha Mallikarjun, nga “Penn Vet Working Dog Center”.

Shkencëtarët po vijojnë punën si me qentë dhe me bletët për të mësuar sa më shumë lidhur me aftësitë e tyre për zbulimin e hershëm të llojeve të ndryshme të kancerit.

You Might Also Like

Harta e publikuar tregon se sa vende të BE-së kanë pritur refugjatë nga Ukraina

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

TAGGED: #Bletë, #Qen, kanceri
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Horoskopi ditor për datën 26 korrik
Medvedev lavdëron Dodikun: Ai udhëheq një politikë të ekuilibruar dhe të mençur
Rusët rrethohen nga ushtarët e Koresë së Veriut: Po qëllojnë në të vetët, nuk e dinë se ku po godasin, disa të plagosur (VIDEO)
Superliga e basketbollit rikthehet me duele joshëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?