By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”: Ju jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”: Ju jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta
Ballina 1Lajme

Kurti në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”: Ju jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 6:03 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, në Gjakovë, në kuadër të shënimit të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, në të cilën morën pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po sot, Forca e Sigurisë e Kosovës, po organizon edhe Ditën e Vizitorëve. 

Gjatë kësaj vizite, ku ishte e pranishme dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Kurti pa nga afër demonstrimin e aktiviteteve, si dhe operacionet e shumta të pjesëtarëve të FSK-së, përfshirë ato ofensive, defansive dhe të stabilitetit. Në adresimin e tij, ai tha se ndjehet shumë krenar sa herë që ndodhet së bashku me ta dhe në mesin e tyre, sikur sot në këtë ushtrim, i cili si i tillë është më i madhi dhe më i sofistikuari i realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve.

Ky ushtrim, siç tha kryeministri Kurti, përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse, është një tregues i qartë i përkushtimit, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë.

“E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu, bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë të FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-së, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes.

Ky ushtrim tregon se Forca e Sigurisë së Kosovës është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, për aleatët e Kosovës, tha kryeministri, teksa shtoi se ushtria jonë ka treguar bashkëpunim dhe bashkërendim të shkëlqyeshëm me partnerët tanë strategjikë, duke dëshmuar aftësitë tona për ndërveprueshmëri, dhe duke përmbushur detyrat komplekse me efikasitet të plotë.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti u tha pjesëtarëve të FSK-së se ata janë frymëzim për të gjithë ne, e gjithashtu janë garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

“Ushtrimi “Ujku i Çeliktë” nuk është thjeshtë një ushtrim i radhës, por një ushtrim që tregon shpirtin tuaj luftarak për të përballuar sfidat e nga sfidat ju gjithnjë keni dalë më të përgatitur e më të fortë, ashtu siç ka dalur edhe populli, shoqëria dhe kombi ynë. Sfidat na kanë kalitur e na kanë formësuar, por kurrë nuk na kanë mposhtur e kurrë nuk do të na mposhtin përderisa do të kemi vajza e djem sikur ju që dashurinë për atdheun e kanë mbi gjithçka e mbi çdo gjë, duke e bërë bashkë atë me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim”, tha ai, duke potencuar se buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar kurse investimet në armatim i kemi shumëfishuar.

Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe përgëzoi çdo ushtar dhe të çdo oficer që është angazhuar në përgatitjen dhe realizmin e këtij ushtrimi.

“Ju falënderoj që mbani lart nderin dhe krenarinë e vendit tonë me angazhimin tuaj edhe të përhershëm edhe të sinqertë. Ju jeni dalzotësit e atdheut dhe mburoja më e mirë e më e fuqishme për Republikën e Kosovës”, përfundoi kryeministri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

TAGGED: #Albin Kurti, #Ujku i Çeliktë
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Ajten Krasniqi nga Mitrovica ndër 100 gratë më me ndikim në Turqi
Spitali i Gjakovës po mbetet pa mjekë
Kryeministri Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran
Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?