By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vjet burg për Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vjet burg për Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit
Lajme

Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vjet burg për Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 8:07 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

I arrestuar në qershor të vitit 2023, Dako ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit shkurt të këtij viti, pasi Gjykata konstatoi se afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake kishin përfunduar, duke urdhëruar për pasojë, lirimin e tij.

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi të martën dënimin me 4 vjet burgim për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. I arrestuar në qershor të vitit 2023, Dako ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit shkurt të këtij viti, pasi Gjykata konstatoi se afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake kishin përfunduar, duke urdhëruar për pasojë, lirimin e tij.

Ndaj ish kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, në dy raste. I pari lidhet me procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe me plotësimin e dokumentacionit deri në regjistrimin e pasurisë. Zbardhja e lejes së ndërtimit sipas Prokurorisë është bërë tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar, duke hartuar më pas në mënyrë fiktive dokumentacionin e kërkuar.

Rasti i dytë lidhet me procedurën e një tenderi për projektin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit, me një fond prej 21 milionë lekësh. Sipas hetimit, përllogaritja e fondit limit është bërë në mënyrë të gabuar, duke nxjerrë një vlerë disa herë më të lartë, dhe se nuk janë marrë masa për të korrigjuar gabimin, ndonëse ai ishte vënë në dukje nga aktet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Çështja ndaj tij kaloi për gjykim në muajin prill. Ai i ka mohuar akuzat dhe zgjodhi gjykim të shkurtuar. Në rast të shpalljes fajtor, ai do të përfitojë uljen me një të tretën.

Gjykim të shkurtuar kanë kërkuar dhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë proces. Nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, është vënë sipërmarrësi, njëkohësisht administratori i kompanisë ndërtuese Fiqiri Farruku, si dhe dy inxhinjerë, njëri topograf dhe një tjetër i cili ka kryer koaludimin e ndërtesës. Për të tre, prokurori kërkoi dënimin me tre vjet burgim, por njëkohësisht dhe pezullimin e vuajtjes së dënimit. Për Farrukun për shkak të moshës së thyer dhe gjendjes shëndetësore, ndërsë për dy të tjerët, për shkak se kanë fëmijë në moshë të mitur dhe me problem të shëndetit.

Zoti Dako, i cili ka drejtuar qytetin e Durrësit për tre mandate, ka qenë një nga ish eksponentët e Partisë socialiste, Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor./ VOA

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Kosova Times Kosova Times October 9, 2025
Parlamenti Evropian kërkon reforma të BE-së para zgjerimit
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
Kryeministri Kurti uron ditën e Shën Luçisë
Akademiku serb Teodoroviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën e pavarur-loja mes Lindjes dhe Perëndimit do të përfundojë keq për Beogradin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?