By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avdiu: LPK ka qenë themeluesja e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avdiu: LPK ka qenë themeluesja e UÇK-së
Lajme

Avdiu: LPK ka qenë themeluesja e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 11:53 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Ramadan Avdiu, ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka folur për ngjarje historike në tridhjetëvjetëshin e fundit, që nga nisma për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri te heqja e njollës si organizatë terroriste, e etiketuar fillimisht nga Serbia e pastaj nga qarqet ndërkombëtare. Heqja e kësaj njolle drejtuar UÇK-së, Avdiu tha se ka qenë satisfaksion i madh, sepse nga kjo varej fati i shumë njerëzve.

Duke folur në ‘RTKPrime’ për 30-vjetorin e zyrtarizimit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se kjo është rrjedhojë e një procesi, i cili ka shkuar duke marrë formë, por si datë e ndarjes së veprimeve politike prej asaj ushtarake në kuadër të LPK-së merret Mbledhja e 4 e Përgjithshme e LPK-së, e cila është mbajtur më 26-27 korrik 1993, në Prishtinë, ku është marrë vendim në strukturimin dhe organizimin e njësiteve luftarake dhe është marrë përsipër organizmin e kryengritjes së armatosur.

Avdiu më tej bëri të ditur se aksionet e armatosura, LPK i ka mbështetur në vazhdimësi, teksa përmendi disa njësite të themeluara në rrethe por që sipas tij, ende nuk kishte pajisje të mjaftueshme ushtarake të shkohet në aktivitetin luftarak.

“Për shkak të arrestimeve që ndodhën menjëherë pas mbledhjes, u pamundësua angazhimi i Këshillit Drejtues dhe rrjedhimisht, sipas statutit të LPK-së kompetencat i kanë kaluar degës jashtë vendit të LPK-së në prill 1994, ku më pas më 17 nëntor, u mor vendimi që njësitet e armatosura të quhen Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka provuar logon e saj dhe ka shkruar komunikatën numër 11 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së “, tha Avdiu.

Ai mes tjerash tha se personat përgjegjës për organizimin e çështjeve ushtarake ishin caktuar Xhavit Haziri i cili ishte arrestuar pak ditë pas mbledhjes, dhe Xhavit Haliti në degën jashtë vendit.

I një mendimi për këtë çështje është edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Fatmir Brajshori, në shtëpinë e të cilit është mbajtur Mbledhja e 4 e Përgjithshme e LPK-së.

Nga ana e tij, Brajshori vuri në pah detaje të furnizimit të armatosur, nismëtar i të cilit ishte Ahmet Haxhiu, që në ndërkohë, janë bartur në Prekaz te Adem Jashari, i cili sipas Brajshorit, me ato armë ka rënë në rezistencë kundër forcave të ushtrisë serbe.

“Lëvizja Popullore e Kosovës ka qenë nëna e çlirimtarëve dhe ka qenë e vetmja e cila ka bërë punë të madhe për ta themeluar ushtrinë, sepse ne e dinim se pa ushtri nuk ke liri”, tha Brajshori.

Ndërkohë Ramadan Avdiu, mes tjerash, bëri të qartë se LPK ka qenë themeluesja e UÇK-së. Ai më tutje foli për etiketimet që i janë bërë veprimtarëve të LPK-së si marsksit-leninistë, që sipas tij, këto etiketime vinin nga individë që në të kaluarën i cilësonin si nacionalistë, irredentistë, etj.

“Duhet theksuar se dallimi konceptual në mes të doktrinës të marksizmi-leninizmit dhe nacionalizmit është kombi… Lëvizja për çlirim nuk ka bërë luftë për revolucion socialist, as për internacionalizëm proletar, por ka bërë luftë për çlirim kombëtar”, deklaroi Avdiu,  derisa shtoi se “fakti që është organizuar sipas formulës së Leninit, në treshe ilegale, nuk do të thotë se LPK ka qenë marksiste leniniste”.

Ndërkaq në ndërkombëtarizimin e luftës çlirimtare, Avdiu tha se rol vendimtar ka qenë lufta ‘titanike’ e Adem Jasharit me familjen e tij, ku është mediatizuar Kosova në qarqet ndërkombëtare.

Sipas tij, qarqet ndërkombëtare kishin filluar të interesoheshin më për së afërmi, meqë, sikundër tha ai, lufta po dinamizohej në Kosovë dhe në qershor të vitit 1998 është bërë takimi me diplomatët amerikanë, me Gilbarti, pastaj me Holbrukun.

“Në qershor të vitit 1998 jemi përzgjedhur unë dhe Bardhyl Mahmuti që të zhvillojmë një takim me diplomatët amerikanë”, tha Avdiu, derisa shtoi se nga ky takim do të varej perceptimi i bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA-ja.

Ai qartësoi se takimi me diplomatët amerikanë ka zgjatur rreth katër orë dhe shqetësimi i delegacionit amerikan ishte që të kenë informacion nga dora e parë për qëllimet, platformën, orientimi ideologjik, financimi i UÇK-së.

Në takim u bë shkatërrimi i propagandës serbe kundrejt UÇK-së, duke cilësuar atë si një organizatë fundamentaliste, por edhe marksiste-leniniste.

Kurse në takimin me Gilbartin, Avdiu tha se praktikisht u arrit qartësimi i luftës së UÇK-së në Kosovë dhe heqja e epitetit terrorist. Ndërsa në takimin me Holbruk, i cili pas atij takimi ka përmendur mundësinë e pavarësimit të Kosovës, duke përmendur si shembull ndarjen mes Çekisë dhe Sllovakisë.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

TAGGED: #LPK, #Ramadan Avdiu, #UÇK
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rashiti: Procesi i Berlinit duhet të ruhet me çdo kusht

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Ruleta ruse e Vuciq : Serbia nuk është as e vetëdijshme për rreziqet e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë…
Pas kërcënimit për bomba evakuohet ministria e Jashtme në Shkup
Edhe Juventusi pas yllit shqiptar
Nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shkodër-Krajë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?